Makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët në Vlorë, drejtuesi shpëton e arratiset (VIDEO)

VLORË- Një makinë është gjetur e përfshirë mes flakëve jashtë rrugës në fshatin Risili.

Sipas policisë ata kanë marrë një telefonatë, ku raportohej për një makinë të djegur, por kur kanë shkuar në vendngjarje ata nuk kanë gjetur asnjë person.

Kjo sjell dyshime se drejtuesi i mjetit mund të jetë larguar nga vendngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumenta.

Ose makina është përplasur dhe djegur qëllimisht për të mos lënë prova.

Sipas korespodentit të Report TV në Vlorë, nuk ka informacione për persona të lënduar dhe nuk dihet ende se cili është shkaku i përplasjes së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e aksidentit.

Gjithashtu edhe në Unazën e qytetit të Elbasanit, 50-vjeçari D.M., duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin B. H., 80 vjeç.

Ai ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir leshbushtra: 27/01/2020 16:59

    Frediii ri mos ha me se te ben dem

    Përgjigju
  • Fredi: 26/01/2020 21:55

    Ore po vlonjati sikur osht trim pse nuk qendroi duke rrahur gjoksin me prit policin t vinte por vrapoi si mi arrash tu mçef? Mi halesh!

    Përgjigju
    • Alqi baba: 27/01/2020 07:08

      I qepeeeeee dhe mos ha "mjalt kot"

    • Vlora: 27/01/2020 07:00

      Ne timon ishte fshatari jot nga Plugu o Fredi hahahhaa

    • vlora: 27/01/2020 00:22

      pse kishe na nje gje me vlonjatet ti, per mua do te ken bere na nje gje ty vlonjatet qe e ke me ne vlonjatet, do te ken ngacmuar gruan vlonjatet ska mundesi, shiko hallin tend mos e kruaj me fiq deti i themi ne,se do te futet na nje gjemb he te keqen

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi