Vlorë/ Merr flakë banesa për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, lëndohet 80-vjeçari (VIDEO)

Vlorë-Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një i moshuar është lënduar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por mësohet se 80-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë kur është djegur në duar. Shkaku i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, që shërbente për ngrohje.

80-vjeçari është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira