Vlorë, plagosi me armë zjarri të dashurën në lokal se nuk pranoi ndarjen, burg për 30-vjeçarin: Jam i penduar, i kërkoj falje familjes së vajzës

30-vjeçari nga Shkodra Fadil Likaj, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për plagosjen e të dashurës së tij 20-vjeçare me armë zjarri, pasi nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçari akuzohet për "vrasje e mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave"  dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", ndërsa gjyqtari Enkel Peza pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes Klodian Llahja për ta lënë në burg 30-vjeçarin.

Vetë 30-vjeçari nuk ka pasur asnjë pretendim duke thënë në gjykatë vetë se është dakord me avokatin e tij.Ndërsa avokati jashtë kamerave u ka thënë gazetarëve se për momentin nuk kemi pretendime për masë lehtësuese, pra ka pranuar masën e sigurisë "arrest me burg" duke shtuar se "presim hetimet e prokurorisë".

"Jam i penduar. I kërkoj falje familjes së vajzës" tha 30-vjeçari në gjyq.

Si ndodhi ngjarja? 30-vjeçari nga Shkodra, Fasil Likaj i kishte kërkuar takim 20-vjeçares në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë, pasi nuk pranonte të ndahej dhe donte që të sqaroheshin. Për sqarimin i riu ka marrë me vetë edhe një pistoletë dhe dy granata dore, të cilat nuk k nguruar që t'i përdorte kur e pa se gjërat nuk po shkonin ashtu siç i mendonte.

Pas një sherri me 20-vjeçaren Kostandina Zanaj, e ka tërhequr atë zvarrë nga lokali dhe e ka nxjerrë jashtë ku e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, fatmirësisht e reja është jashtë rreziku për jetën. Fillimisht 30-vjeçari e ka hedh granatën tek këmbët e tij dhe të vajzës. Kur granata nuk ka plas ai e ka qëlluar me pistoletë. Djali është larguar fillimisht me vrap dhe më pas është neutralizuar ndërsa granata e dytë iu gjet nga policia në çantën që mbante me vete.

dëshminë e tij 30-vjeçari tha se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte të renë.

"Tentova ta trembja. Nuk doja që ta qëlloja", mësohet të ketë thënë ai përpara uniformave blu, e ndërsa nga sa mësohet ka shfaqur një gjendje të rënduar psikologike.

1632817417_LIKAJ.jpg

Fadil Likaj dhe gjykata Vlore

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?