Vlorë, sekuestrohen 132 kg kanabis, fidanë dhe fara, tre në pranga/ Emrat

Vlorë, sekuestrohen 132 kg kanabis, fidanë dhe fara, tre në pranga/ Emrat

Policia e Vlorës

VLORË-Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka sekuestruar 132 kg kanabis, fara dhe fidanë, ndërsa ka arrestuar 3 persona dhe njëri është shpallur në kërkim. Në operacionin e parë u arrestuan Abedin Jonuzi dhe Lejli Jonuzi, të dy banues në Oshtimë, ndërsa u shpall në kërkim personi me inicialet Xh.J. Në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan; 2800 fara kanabisi, 167 fidanë kanabisi dhe 132 kg kanabis gjendje të thatë e të grirë.

Në operacionin e dytë u arrestua Artur Aliaj, banues në Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë kanabis. Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin