Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
- Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
- Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








1.Autoret me keto iniciale kane nenshtetesi shqiptare? 2. Nese jo ( 100% jo te atashuarit prane hoteleve), si eshte e mundur te pajisen me prona shqiptare? Si rrjedhim i formules se pergatitur duhet te kete ndryshuar ligji.. 3. Ne baze te ligjit te ndryshuar, konjektura e inicialeve, cfare ka perfituar nga shfrytezimi i prones ne nje vend te huaj? Te ardhurat mujore dhe vjetore te rentit? Kalimi i prones ne te tretet pa te drejte te vjeljes se perfitimeve? Prona eshte dhene ne forme koncensionare apo te perjetshme??! Post Scriptum: Pasi mori puthjen e perjetesise, firmosi kontratat per pronen, shkoi andej nga Lindja e mesme te organizonte konjektura ndetlidhese dhe te vazhdonte funksionin e tij te atashuar prane real estate.
Përgjigju