Vlorë/ Shoferi plagos gabimisht kunatin, sherri nisi pas përplasjes së makinave

Vlorë/ Shoferi plagos gabimisht kunatin, sherri nisi pas përplasjes së makinave

VLORË -  Përplasja e dy makinave gjatë natës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë, çoi në sherr të armatosur ku mbeti i plagosur një person. Policia e Vlorës ka zbardhur aksidentin duke dhënë emrat e të përfshirëve në aksident si dhe dinamikën e ngjarjes.

Katër persona janë vënë në pranga: Miri Tefai, 41 vjeç, banues në Vlorë,  Sajdi Qarr., 20 vjeç dhe  Engli Nake, 25 vjeç, banues në Ferras, Fier. Po ashtu në pranga është vënë edhe E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës,  punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja i cili akuzohet për 'Moskallëzim Krimi"

Në aksident janë përfshirë dy makina: Volskwagen Golf, (me drejtues  E. B., e pasagjerë E. Y. dhe Xh. T) dhe Alfa Romeo, (me drejtues Miri Tefai dhe pasagjerë Sajdi Qarri dhe Engli Nake).

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 personat e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimin e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se Miri Tefai ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Armëmbajtja pa leje”, "Kanosja", "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua