Himarë/ Vritet roja, trupi i pajetë gjendet në pyll! Shoqërohen disa persona (FOTO)

Himarë/ Vritet roja, trupi i pajetë gjendet në pyll! Shoqërohen disa persona (FOTO)

Foto ilustruese

VLORË- Një 65-vjeçar, i cili punonte si roje është vrarë me armë zjarri, e ndërsa turpi i tij është gjetur në pyll. Viktima është identifikuar si Ylli Luçaj, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. 

Trupi i pajetë është gjetur sot nga blutë e qytetit bregdetar, por nuk dihet ngjarja ka ndodhur po sot apo disa ditë më parë. Në fillim është dyshuar për vetëvrasje, por 65-vjeçarit i janë gjetur mbi 5 plagë në trup, duke e përjashtuar vetëvrasjen nga pistat e hetimit.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me punën e 65-vjeçari apo me të kaluarën e tij, teksa po bëhen hetime nëse bëhet fjalë për një person me precedent penal. Policia bën me dije se janë shoqëruar disa persona, por pa dhënë një numër konkret. 

"Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Himarë/ Kush është roja që u gjet në pyll i vrarë me mbi 5 plumba (FOTO)

1590953524_WhatsAppImage20200531at21.29.57.jpg

Ky është Ylli Luçaj, 65-vjeçari i vrarë me mbi 5 plumba, trupi i së cili u gjet ditën e sotme në një pyll pranë fshatrave Kuç dhe Qeparo në Himarë. Report Tv ka siguruar foton e Luçajt, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhejms: 01/06/2020 10:36

    Nuk dihet prejardhja e kesaj specje. Thone qe jane hibrid midis njeriut dhe gorrilles. Vetvehten e quajne shqiptar, greku i thote allvanos, italjani albanez... Nje filozof saksion pas studimeve te thelluara te kesaj specje i quajti zorrthare e kokpalare. Who knows the real truth...

    Përgjigju
    • Labe haleja: 01/06/2020 19:47

      Po ti fundërrinë çar je?

    • Labi: 01/06/2020 13:27

      Je i madh fiks

    • Larja e hales se Amerikes: 01/06/2020 12:11

      I laj naj hale ti ate bëj se për ate pune qenke!

  • Kafsha: 01/06/2020 07:43

    U shuajten shqiptarët çdo ditë atentate e aksidente, nga 3,5, 7 në ditë , u shojten....njerëz të egër, gjysemnjerez!

    Përgjigju
    • I lënë na tepéja e kokësë (Tepelënë): 01/06/2020 10:00

      Vlonjatë të egjërë!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg