Vlorë/ Grumbulluesit ulin çmimin e qumështit, blegtorët: Me 120 lekë/litri, nuk mbulojmë shpenzimet! Do shesim bagëtitë

Pas protestave të blegtorëve të lumit të Vlorës edhe ata të zonës së Novoselës kanë paralajmëruar se do ndërmarrin një hap të tillë, për shkak se pikat e grumbullimit të qumështit kanë ulur ndjeshëm çmimin.

Për report Tv blegtorët thonë se baxhot kërkojnë ta grumbullojnë qumështin me shumicë me 120 lekë/ litri nga 160 që ishte deri tani, në një kohë kur çdo produkt ushqimor në vend pëson vetëm rritje çmimi.

“S’ka stabilizim. E bënë 160 lekë, ne prisnim ta bënin 200 lekë se çdo gjë është rritur te buka, te mielli, të gjitha me radhë janë rritur. Vetëm qumështi është në ulje”,- është shprehur blegtori Serri Alliu.

“Qumështi këtu ka qenë me 160, në zonat e tjera ka qenë me 170-180, por prap me 160 ne ishim të kënaqur. Sivjet ata e kanë ulur me 120 dhe sa do ta vjet ata e kanë ulur me 120 dhe sa do ta çojnë ata e dinë”,- është shprehur blegtori Sandri Bendaj.

Blegtorët Sandri Bendaj dhe Serri Alliu, thonë se kanë nga 150 krerë bagëti, por sipas tyre çmimi i grumbullimit të qumështit nuk justifikon as mundin e tyre dhe as shpenzimet që ju duhet për të vazhduar më tej. 

“Ka shumë kosto. Jam i punësuar vetë me gruan, kam një çoban është pensionist, e kam marrë aty, i jap 30 mijë lekë rrogë dhe i siguroj ushqimin dhe fjetjen. Unë se përballoj dot. 300 hektarë tokë me qira. Do ta lë dhe tokën me qira se nuk e përballoj dot”,- tha Bendaj.

“Shpenzimet janë të mëdha, janë në majë, vështirësitë janë në majë dhe hesapi nuk ngelet. Me këtë çmim fatkeqësi e madhe mos të themi që ta derdhim, por do gjejmë mënyrën ta zhdukim fare blegtorinë se nuk na dalin krahët, nuk ushqehemi dot”,- tha Alliu.

Duke pohuar se e kanë të vetmen mundësi për të siguruar jetesën, blegtorët thonë se ndihen të braktisur nga strukturat shtetërore dhe kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të stabilizuar tregun.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/01/2024 00:51

    Me sa e kuptoj une,token e ka marre me qira si kullote,ose e ka mbjelle me ushqim per tufen.Tek ne shitet vetem qumesht lope,qumesht dhe kos deleje nuk gjen dhe qumeshti i zakonshem shitet 4.49 $/galloni=(3.79 litra),organiku shkon dhe te 5-6 $/galloni.Nuk e di nese veprohet dhe ne Shqiperi,por tek ne,shteti jep me qera kullotat shteterore per fermeret,qe per mendimin tim eshte me lire e me me leverdi se sa t'a marresh me qera te privati.

    Përgjigju
  • Karabobe: 14/01/2024 19:05

    Në Itali çmimi mesatar që i paguhet blegtorëve është 50 cent euro, pra jo më shumë se 60lekë/ litër.

    Përgjigju
    • Qytetar: 14/01/2024 21:00

      Keta prodhojne qumesht deleje, nga sa kuptoj, qe eshte me i shtrenjte se i lopes. Po duket qarte qe s’ia kane idene kostove qe kane. Kam 150 krere, thote ky, edhe marr 300 hektare toke me qera. Ec e merre vesh per çfare po flet. Sidoqofte, keta qellimin e paskan te qarte: te mbajne lart inflacionin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha