Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut folën tërësisht për partinë e djathtë nacionaliste VMRO DPMNE, duke fituar si presidencialet si dhe ato parlamentare si forcë e parë. Nga Maqedonia e Veriut foli në lidhje skype për ‘Studio Live’ gazetari Xhelal Neziri.
Ai u shpreh se fushata e partisë fituese u drejtua në goditjen ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit
'E gjithë fushata duket se u zhvillua në këtë drejtim, të goditjes së BDI nga njëra anë dhe ngjalljes së shpresës. Pas këtyre zgjedhjeve Maqedonia e Veriut do të kthehet në duart e partive maqedonase. Kështu ishin dhe sloganet e VMRO DPMNE, Maqedonia sërish e jona. Tjetra Maqedonia sërish krenare', thotë Neziri për Arbër Hitajn.
Sipas Nezirit, mbështetja e madhe për këtë parti që asociohet me anti-shqiptarizmën erdhi edhe prej sloganeve që kërkonin kthimin e Maqedonisë në duart e maqedonasve.
'Impononin një qeverisje të Maqedonisë së Veriut nga maqedonas. Dhe të gjitha këto bënë që VMRO të ketë aq shumë mbështetje. Ndërkohë që LSDM të ketë një disfatë më të keqe, historike të cilën nuk e ka pësuar ndonjëherë', shton gazetari.
Sulmet e VMRO dhe mbështetësve të saj ishin ndaj faktorit shqiptar sipas Nezirit, duke akuzuar se për vite më radhë shteti ka qenë në duart e shqiptarëve, duke keqqeverisur.
'Ndaj faktorit shqiptar në qeveri. BDI asocionte shqiptarët. VMRO në të kaluarën ishte një parti që përdorte kartën e anti-shqiptarizmës dhe fitonte votat e nacionalistëve. Të gjithë ata votues e kishin të qartë se duke goditur BDI, VMRO-ja godet shqiptarët. Akuzonte se shteti i Maqedonisë së Veriut ishte në duart e shqiptarëve, dhe fitoi një mbështetje historike', shprehet ai.
G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.5%
-
Jo
85%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2035
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut
18 Maj, 19:33
-
Maqedonia e Veriut sfidon Greqinë, Mitsotakis paralajmëron pasoja: Rruga në BE e mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës
17 Maj, 12:31
-
Berisha shkeli sërish arrestin, avokat Beqiri: Eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit
16 Maj, 19:02
-
Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë/ Pas presidentes edhe kryeministri: Vendin tim e quaj si ta dua
16 Maj, 18:42
-
Vrasja e policit në Fier, Softa për Report Tv: Azgan Mërnica mund të ketë qenë i strehuar, s’dukej si një person i pangrënë
16 Maj, 17:44
-
Turqia e ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup
15 Maj, 22:47
-
Luan Baçi kritik me deputetët e Rithemelimit: Edhe njohin strukturat, edhe dalin kundër! Iu them kolegëve të mos merren me kurthe brenda nesh, por me punë
14 Maj, 19:01
-
Luan Baçi: S'jam pishman për foton me vrasësin e policit në Fier! Mërnica familje demokrate e nderuar!
14 Maj, 17:42
-
Takimi i Ramës në Athinë, Kuko: Festë e madhe e shqiptarëve, opozita akoma në autobuz! Çështja ‘Beleri’ jo çështje minoritetesh
14 Maj, 17:23
-
Betimi i presidentes së Maqedonisë së Veriut, gazetari Xhezairi: Ka pasur ankesa zyrtare! Haki Abazi: Po rikthehemi në një krizë
13 Maj, 22:42
-
Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn! Korreshi: Rikthimi i koalicioneve, jetik për opozitën
13 Maj, 19:00