Voda në 'Pa Protokoll': Në fshat të gjithë kanë qëndruar në çadra pranë pronave, shumë shpejt u japim banesa portabile (VIDEO)

TIRANË - Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda tha se janë instaluar në Manzë 15 banesa portabile, të cilat ofrojnë të gjithë kushtet për të jetuar, dhe se kjo skemë do të përhapet edhe në zona të tjera, veçanërisht ato rurale ku banorët kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra pranë pronave të tyre. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i Durrësit për emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Voda tha se verifikimet në terren po kryhen në mënyrë intensive për të bërë vlerësimin me ekspertë të godinave, ku bilanci i objekteve që duhen shembur nxjerr në pah një sfidë të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit shënoi 51 viktima, kryesisht në Durrës e Thumanë, ndërsa nxorri në pah një problematikë të madhe të ndërtimeve në Shqipëri, ku pësuan dëme të shumta edhe pallate të ndërtuara vitet e fundit.

Rovena Voda: Situata është në një proces dinamik, gjërat lëvizin me shpejtësi. Më sfiduesja qe kemi është akomodimi i njerëzve, vazhdon në Durrës të merren vendim për prishje godinat. Janë shembur 30 godina, nga të cilat 19 janë vetëm në Bashkinë e Durrës. Grupet e inxhinierëve janë kthyer nga terreni dhe mbledhin të dhënat që ne i publikojmë nesër. Verifikimet në terren i kemi intensifikuar.

Në strukturat hoteliere në Durrës, janë mbi 2500 banorë të cilët janë strehuar në hotele. Janë të pastrehë ose që shtëpitë e tyre janë me dëmtime të rënda. Banorë të zonave rurale janë në çadra, rreth 600 familje që jetojnë në çadra. Ende ka banorë që vijnë dhe interesohen. Ka banorë që kanë shkuar tek të afërmit në qytetet e tjera.  Fshatrat kanë preferuar të qëndrojnë pranë pronave të tyre  dhe jetojnë në çadra dimërore, specifike për këtë periudhë të dimrit. Ata e kanë jetën e lidhur me tokën dhe kanë pranuar të qëndrojnë në çadra dimërore pranë pronës së tyre. Sot në Manzë kemi instaluar 15 banesa portabile të një cilësie shumë të mirë, ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur shikoje familje të futeshin në kushte të mira. Të njëjtën skemë do të mundohemi që shumë shpejt ta përhapim edhe në zonat e tjera.

Në Durrës verifikimet në terren kanë arritur në 1300, numri i banesave të dëmtuara shkon mbi 400. 70 godina janë konstatuar për prishje. Bilanci tregon që kemi përpara një sfidë shumë të madhe, por ne jemi zotuar të bëjmë më të mirën për njerëz. Një falenderim të madh e kemi për partnerët që na janë gjendur.  

Zv.ministrja tha se janë rreth 800 forca të policisë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve, por edhe për të ruajtur godinat e shpallura të pabanueshme nga vjedhjet.

"Pjesë e Shtabit të Emergjencës ne kemi drejtorin e Policisë së Durrës, Lorenc Shehu, që na jep informacion të hollësishëm për pjesën e rendit dhe sigurisë së Durrësit. Nëse do dilnim të bënim një xhiro bashkë nëpër Durrësit, ka rreth 800 forca policie në terren. kemi forca të shtuara nga forcat operacionale, dhe nga drejtoria e Tiranës. Në pallatet që  janë shpallur të pabanueshme ka efektivë, edhe për të ruajtur sigurinë e banorëve që nuk duhet të futen në pallate nga rreziku që ata mbartin. Gjendjen e sigurisë ne e kemi nën kontroll", tha Voda në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lame: 07/12/2019 02:26

    Prishja e banesave strategji e RILINDJES per rembimin e trojeve me vlere iderat e shpifjes se brigades se Ed Rames per cimenton e dobet jane idjotizmat ne vitet 90 cimento e fushkrujes exportohej TE gjitha ndertesat Jane TE riparueshme Pervec atyre qe jane rrezuar totalisht

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/12/2019 22:30

    Pranë pronave dmth pranë arave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet