Vodhën 25 ton ndihma ushqimore që do i shkonin banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, arrestohen 3 persona

Vodhën 25 ton ndihma ushqimore që do i shkonin banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, arrestohen 3 persona

Një prej personave të arrestuar dhe produktet ushqimore

TURQI – Tre persona janë arrestuar në Itali se dyshohet që vodhën dhe shitën produkte ushqimore që ishin mbledhur për qytetarët që u prekën nga tërmeti i fuqishëm më 6 shkurt. 

Ata dyshohet se morën 15 ton vaj luledielli, 5 ton oriz dhe 5 ton thjerrëza të mbledhura në Mersin. Këto produkte ushqimore kanë vlerën 1 milionë lira në treg.

Tre persona, identiteti i të cilëve nuk dihet i kishin transferuar 25 ton ushqime në 4 magazina të ndryshme në Mardin dhe Batman me 5 kamionë të ndryshëm. Zbulimi i tyre u bë prej një denoncuesi të quajtur H.B., i cili vuri në lëvizje ekipet e Drejtorisë së Mashtrimit në Degën e Sigurisë Publike.

Ata hapën kamerat e sigurisë, gjetën ku ishin shkarkuar kamionët dhe bënë sekuestrimin e mallrave.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës