Vodhën opinga e kostume popullore në Kurbin, policia i arreston në afërsi të Tiranës

Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje të kostumeve kombëtare në një pikë shitjesh në Kurbin.

Të arrestuarit janë ‘S. B.’, 54 vjeç dhe ‘M. D.’,  51 vjeçe, banues në Tiranë dhe me anë të mashtrimit kishin vjedhur edhe kostumet popullore. Kallëzimi ndaj tyre është bërë nga M. H., dhe K. B.

Arrestimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” ku është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin. Pas ndalimit të tyre në automjet janë gjetur edhe 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

E.L./Shqiptarja.com
Komento