Vodhi i maskuar xhiron e një dyqani në Patos, arrestohet 26-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje

Vodhi i maskuar xhiron e një dyqani në Patos, arrestohet 26-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje

PATOS-Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani në Patos. I riu Fabion Goxhaj, i maskuar është futur në dyqanin në pronësi të K.S në lagjen "29 Marsi" në Patos dhe ka marrë 20 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë.

Pronari dyqanit pas raportit të rastit, ka bërë që policia të vihet në lëvizje dhe ta arrestojë 26-vjeçarin pak minuta më pas.

Fabion Goxhaj, 26 vjeç, banues në Patos,  është një emër i njohur pë rpolicnë pasi ka qenë i dënuar me parë po për vjedhje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore