Vogëlushja Nikol e diagnostikuar me kancer, spitali turk merr përsipër operacionin. Familja: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën

Vogëlushja lufton çdo ditë për jetën. Mungesa e një kurimi të specializuar ne vend, ka bërë që 10-vjecarja të ndiqet në Turqi, në të vetmin spital ku mjekët kanë marr përsipër rastin, ndërsa ka nisur seancat e para të kimioterapisë. Nga Turqia, e tronditur mes lotësh, nëna e saj Anita, e cila ndodhet bashkë me të bijën bën apel për ndihmë nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Familja Dashi nuk janë të varfër, por jo aq të pasur sa të përballojnë koston shumë të lartë të kurimit për të shpëtuar Nikol. Tashmë vogëlushja ka mëse 5 ditë që i është nënshtruar seancës së parë të kimioterapisë, e cila ka një kosto prej 16 mijë euro, seancë e cila nuk ka përfunduar. Një fazë që për Nikol është shumë e vështirë, pasi ka shfaqur edhe një gjendje të rënduar psikologjike. Kurimi do të vijojë edhe me 5 seanca të tjera, kur më pas vogëlushja do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.

Unë ia dallova këtë problem. Para se t’ë shihja të enjtur shpatullën e djathë Nikol ishte ankuar dy herë të tjera nga një dhembje në krah. E dërgova tek një mjek në qytetin e Poliçanit dhe më tha se e ka nga lodhja. Nikol e ka nisur seancën e parë të kimioterapisë. Janë edhe 6 seanca të tjera, pasi masa tumorale është shumë e madhe. Sot jemi këtu, në këtë spital ku paguajmë 3500 euro nata. Nuk e dimë si do të shkojë. Kostoja është shumë e lartë për ne. Ne jemi këtu se nuk e merret asnjë mjek përsipër, rastin e vajzës sonë. Ishim të detyruar. Vajza është në një gjendje të vështirë, për shkak të kimioterapisë e cila po jep efektet e para. Ajo kërkon të të iki dhe pyet për motrën, se kur do ta takojë. Pyet se kur do ta dërgojmë në shtëpi, kur do shkojë në shkollë, a do t’i takojë shokët. Është një fëmijë shumë intelegjent dhe ne e kemi dyfish të vështirë për të fshehur gjendjen tonë, jemi shumë të tronditur, të shokuar. Mjekët turk thonë se varet si do të funksionojë terapia dhe se është një sëmundje e pabesë.

 

Nga Studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ gjyshi i vogëlushes, kujton një tjetër ngjarje që ka shenjuar në jetën e Nikol, 5 vite më parë. Për ironi të fatit, ajo i është nënshtruar një operacioni në këmbë në moshën 5-vjeçare, por që rezultoi i suksesshëm. Thirrjes për të shpëtuar Nikol i janë bashkuar edhe mjaft qytetarë, jo vetëm të Poliçanit, por edhe miq e të njohur, që gjithsesi nuk po mundin dot të mbledhin sasinë e parave që  duhen për kurimin. Adriatik Dashi përcjell një mesazh, me shpresën për t’i rikthyer buzëqeshjen Nikol, vajzës së vogël së cilës dhembja dhe trishtimi ia kanë zbehur shkëlqimin në sytë e qeshur.

Në momentin, që ka lindur i bëmë një vaksinë fëmije, e cila i paralizoi këmbën. Kur ishte 3 muajshe i bëmë një operacion në Berat, që nuk shkoi me sukses dhe e dërguam në Turqi. Në atë kohë e parballuam vetë. Kjo është hera e dytë që shkon në Turqi dhe kur i kujton spitalin Nikol nuk ndjehet mirë. Ka rënë në depresion si fëmijë, mundohemi t’i fshehim lotët para saj, t’i japim buzëqeshjen që ia kemi dhënë gjithë jetën. Të gjithë e kemi të vështirë këtë situatë. Kjo që na ka ndodhur ne, mos i ndodhtë askujt. Por kjo që na ka ndodhur ne të jetë një mësim për klasën politike, t’i kushtojnë 5 minuta kohë njerëzve fatkeq sic jemi ne, sepse kanë mundësira. I bëj thirrje kompanive të mëdha që sponsorizojnë për aktivitete, të sponsorizojnë edhe pak për këta fëmijë, për të shpëtuar një jetë. I bëj thirrje edhe kryeminsitrit, që ka vende mike si Turqia t’i çojnë këta fëmijë për kurim. Nuk po kërkojmë luks, unë nuk i jam i varfër por puna që kam bërë kaq mundësi më ka dhënë. Cfarë do të shes unë, nuk e përballoj dot. Kërkoj një ndihmë. Seancat e kimiotarapisë kushtojnë shumë edhe operacioni që për ne është i papërballueshëm. Ne nuk jemi një familje që nuk kemi patur, por këtë kosto ne nuk e përballojmë dot.

 

E vështirë për familjen ka qenë edhe përballja e Nikol me të vërtetën e hidhur, të cilën nuk kanë mundur t’ja fshehin dot një vajze të zgjuar si ajo. E qeshur, aktive dhe pjesëmarrëse në shumë spote për kauza të forta shoqërore, sot është ajo që ka nevojë për ndihmë.

Ditën që vajza shkoi në Turqi sapo kishte festuar ditëlindjen. Ajo është një vajzë shumë aktive, e cila ka marr pjesë në cdo aktivitet për fëmijë, jo vetëm në Poliçan, por edhe jashtë. Prindërit ia kanë komunikuar vajzën këtë lajm, pasi vajza është ka një intelekt të lartë dhe e kupton. Ajo ka filluar reagimin dhe nuk don të flasë më në telefon, pyet për të motrën. Kemi gjetur përkrahje të madhe edhe nga banorët e Policanit, por kostoja është e papërballueshme. Ne duam t’i kthejmë buzëqeshjen Nikol, ta kthejmë në shtëpi. I bëjmë apel edhe shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, deputetit të zonës, se ne të vetëm nuk ia dalim dot. Sytë i kam nga Zoti. Kemi qenë një familje gjithmonë e bashkuar. Nikol kishte dëshirë të lexonte libra, nuk donte të shkonte të bënte kimioterapi se kishte edhe një provim në shkollë.

Të kontribuojmë në të gjithë për t’i rikthyer buzëqeshjen vogëlushes nga Poliçani, ta rikthejmë të shëruar në shtëpi aty ku e e pret edhe motra 7 muajshe, që prej shumë ditësh nuk ia dhuron dot një përqafim të ngrohtë.

    

Kontriboni ne numrin e llogarise se familjes

Emer : Hysnie Dashi ( nena e Nikol )

Account number : 231342521070116

IBAN : AL1421423200023134252107011

 

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti