Vokshi: "Njesia e prioriteteve" të
Ramës me Bler ka 8 vjet krijua

Vokshi: "Njesia e prioriteteve" të<br />Ramës me Bler ka 8 vjet krijua
TIRANË – Deputetja demokrate Albana Vokshi nuk e ka konsideruar aspak si një risi, inisiativën e prezantuar nga Kryeministri Rama dhe Toni Bler për të ngritur “Njesinë e prioriteve” në Shqipëri; përkundrazi,  kjo njesi ekziston prej tetë vjetësh dhe është strukturë e krijuar me ekspertizën më të mirë botërore, të profesionistëve të fushës dhe jo të politikanëve.
 
“Ajo është strukturë, që ka funksionuar me sukses përtej ngjyrave partiake që prej vitit 2004 në qeverisjen e mëparshme socialiste dhe e konsoliduar më tej në Qeverinë Berisha e në bashkëpunim pikërisht me Bankën Botërore.
 
Në qendër është Sistemi i Planifikimit të Integruar, i cili bazuar në vizionin e Qeverisë përcakton objektivat dhe prioritetet dhe orienton burimet e brendshme e të huaja kundrejt tyre.
 
Në këtë strukturë, janë investuar burime të mëdha njerëzore, teknologjike dhe organizative.
 
Përveç buxhetit të shtetit, janë financuar  mbi 10 milionë dollarë prej donatorëve të huaj për mbështetjen e këtij sistemi dhe kësaj strukture e cila është konsideruar një sukses nga Banka Boterore por edhe nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë.”
 
Në këtë këndvështrim, deputetja demokrate theksoi se “strukturat e financave, buxhetit, ndihmës së huaj, nuk duhet të bëhen pre’ e pasioneve mohuese dhe zhbërëse të sindromës së vitit zero nga e cila vuan zoti Rama.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen