Federata Shqiptare e Volejbollit përmbylli 'Kupën Pavarësia 2024', për meshkuj dhe femra. Aktiviteti që u zhvillua në Tiranë solli një rivalitet të bukur sportiv mes skuadrave pjesëmarrëse.
Për femra, fituese u shpall skuadra e Skënderajt, që mundi në finale Partizanin. Për meshkuj, Kupën e rrëmbyen djemtë e Partizanit, që në finale mundën Skënderbeun.
Në ceremoninë përmbyllëse i ftuar ishte Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli që vlerësoi maksimalisht organizimin e kësaj Kupe që është kthyer në traditë.