Voltana Ademi kërkon një Dhjetor të dytë: Të mos reagojmë kur të jetë vonë (VIDEO)

SHKODËR- Është përkujtuar sot në Shkodër 13 dhjetori i 1990. Gjatë fjalës së saj në ceremoni kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ka bërë thirrje për një dhjetor të dytë edhe më të fortë, ajo ka thënë se shqiptarët po përballen me një diktaturë tjetë.

“Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famekeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore. Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jëtë vonë”, tha Voltana Ademi

Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, 42 prej tyre u arrestuan.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O voltana komplet kok thana: 13/12/2019 20:03

    O voltana e pa volxhume që je e gjitha merhume ske faj ti faijn e kan Shkodranët që ty të kan votu. Ti nuk vlen as për pastruse o voltana kok thana d. m. th pa pik truri se koka sa i kokër than.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë