Koronavirusi/ Voltana Ademi propozime Ramës, Basha: Të isha unë kryeministër do vendosja pa hezitim

Koronavirusi/ Voltana Ademi propozime Ramës, Basha: Të isha unë kryeministër do vendosja pa hezitim

TIRANE - Lideri demokrat Lulzim Basha përshëndeti vendimin e kryetares në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për biznesin dhe qytetarët në nevojë në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi i prekur nga COVID-19. Basha thotë se nëse do të kishte qenë në qeveri do të kishte marrë pa hezitim vendimet e propozuara që sipas tij janë në shërbim të qytetarëve.

Voltana Ademi propozon që qeveria të përjashtojë për 3 muaj nga taksat vendore qytetarët e bizneset, dhe të përjashtohen nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksa paguesve.

"Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar  dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi për t'u gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve. Ky është standardi i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit. Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i  propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet,  personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A:  Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbërim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020,  për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve  vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve", shkruan Basha.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zdrale Perash Rus Ura Thive: 23/03/2020 12:43

    Po kjo Molotana nuk eshte strapacuar hiq me i mbush dy bota me uje e klor e me dezinfektu rruget e qytetit qe eshte detyre e saj si Kryekare e Bashkise Shkoder. Tashti rrin e jep men per krejt Shqiprine. Nji rob qe nuk ban punet e shpise vet nuk e di se mun te bajne punet e te tjereve.

    Përgjigju
  • Rusi: 20/03/2020 17:27

    Me mall po presim ate dite kur te kemi ty kryeminister, o toç. Pak ka hequr ky vend, dhe ty ka mangut. Ishe dhe mbete k..

    Përgjigju
  • LYLI DEBIL: 19/03/2020 17:24

    O lyl o karafil po ne të pam o tatam se çfar bëre ti kur ishe ministër. 1 Shite detin e Shqiptarve sikur ta kisjte lën jotëm. 2 Kur ishe ministër i mbrëndshm vrave 4 veta. 3 Kur ishe kryetar bashkie që e vodhe me pijanecin arben ristanin as orën e qytetit nuk regullove që e kishe sipër kokës. Po vetëm flete gjjm. Prandaj tani ri urt

    Përgjigju
  • Populli: 19/03/2020 17:04

    Voltan ti nuk e perfaqeson shkodren... Kemi 30 vite qe ju shohim.. nul jeni te gjithe politikanet..

    Përgjigju
  • I thashe: 19/03/2020 16:44

    Aman kete Bashen e kena pas ne qeveri edhe ka ba nje vrime ne uje per kete popull,per vete po ka siguru pasuri per tane jeten si tane politikajte e tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet