Von der Leyen nis turneun nëpër BE me certifikatën dixhitale

 Von der Leyen nis turneun nëpër BE me certifikatën dixhitale

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen njoftoi se do të fillojë turneun e saj në kryeqytetet Evropiane për Programin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Me celularin e saj në dorë dhe certifikatën dixhitale në ekran përballë kamerave,  Von der Leyen njoftoi se tanimë Certifikata digjitale nuk është thjesht një plan.

“Para Pashkëve ne u premtuam evropianëve se do të bënim gjithçka që ishte e mundur për t’i kthyer ata në normalitet kur planifikonin pushimet e tyre verore. Të hënën, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian nënshkruan një rregullore mbi certifikatën evropiane të koronavirusit dixhital,” tha Ursula von der Leyen.

Certifikata do të hyjë në fuqi në 1 korrik, por deri tani të paktën 12 shtete kanë filluar të praktikojnë atë.

Presidentja e Komisionit Evropian vuri në dukje se “të gjithë ata që janë të vaksinuar plotësisht ose ka një test negativ ose janë shëruar nga koronavirusi mund të merrni atë. Deri më tani, 15 shtete anëtare janë regjistruar dhe që nga 1 korriku, të gjitha vendet anëtare duhet të aplikojnë për këto çertifikata dixhitale. “

Për të parë sesa funksionale është ajo Von der Leyen do të ndërmarrë një turr evropian.

“Tani planifikoj të filloj turneun në 27 Shtetet Anëtare për NextGenerationEU. “Unë jam shumë kurioze të kontrolloj dhe të shoh se si funksionon kjo certifikatë,” përfundoi znj. Von der Leyen.

Von Der Leyen udhëton sot në Spanjë, nesër në Greqi dhe Danimarkë dhe të Premten në Luksemburg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin