Vonesa në dozat e vaksinave, vendet e Bashkimit Europian ‘shpërthejnë’ ndaj Pfizer, Italia ndërmerr hapa ligjorë

Vonesa në dozat e vaksinave, vendet e Bashkimit Europian ‘shpërthejnë’ ndaj Pfizer, Italia ndërmerr hapa ligjorë

Bashkimi Europian po përballet këtë javë me vështirësi në realizimin e vaksinave. Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Javën e kaluar kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech kanë marrë një vendim që tronditi të gjithë Europën. Ata njoftuan se do të shtyjnë me një javë dërgesat në vendet me të cilat ka lidhur kontratë, me justifikimin se po ndryshojnë procesin e prodhimit për të rritur numrin e vaksinave që do të prodhohen në të ardhmen.

Landi më i populluar i Gjermanisë dhe shumë rajone në Itali, së bashku me vaksinimin për mjekët në Madrit kanë ndaluar përkohësisht. Gjermania ka shprehur irritimin për vonesat e njoftuara nga Pfizeri, duke thënë që vështirësitë e krijuara i detyrojnë të mbajnë mbyllur shkollat dhe dyqanet deri më 14 shkurt. Ministri i shëndetësisë Jens Spahn tha se problemi kryesor ishte njoftimi i Pfizer-it ndërkohë që nuk i jepte mundësi vendeve të përballeshin me situatën.

Ky vendim ka krijuar reagime të forta në të gjitha vendet e Europës dhe botës, madje Italia, vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë për numrin e vaksinave në ditë, deklaroi se do të ngrejë cështje gjyqësore kundër kompanisë. Giuseppe Conte reagoi duke deklaruar se vonesa në dërgesimin e dozave përbënte shkelje të kushteve të kontratës, ndërsa Italia detyrohet të ndryshojë programin e vaksinimit duke e ulur me 2/3 numrin e vaksinave që realizohen cdo ditë. 

 Të martën e kaluar, Komisioneri i Vecantë i Italisë për pandeminë Domenico Arcuri deklaroi se guvernatorët e Italisë kishin rënë dakord në mënyrë unanime që të ngrinin cështje civile ose penale kundër kompanisë. Si pasojë e këtij vendimi, Italia do të pësoi një ulje prej 29% të dërgesave në javën në vijim dhe 20% këtë javë. Arcuri këmbëngul se çështja ligjore do të hapet, pasi “shëndeti i qytetarëve Italian është çështje e panegociueshme”. Ndërkohë, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë Franco Locatelli dha një deklaratë për shtyp ku thoshte se pritej që të arrihej niveli i dërgesave sipas kontratës më 1 shkurt, ndërsa tashmë jepen 20 000-25 000 vaksina në ditë, ndërsa dy javë më parë bëheshin 90 mijë vaksina.

Polonia u bashkua në kërcënimin për hedhjen në gjyq të kompanisë. Nga ana tjetër, pakënaqësi ndaj kompanisë ka shprehur edhe Suedia, teksa ka ndërprerë pagesat e vaksinave për Pfizer për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi numrin e dozave të vaksinave të dorëzuar nga kompania e barnave. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në Samitin e BE-së të enjten e kaluar që po punonin për të garantuar më shumë qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri në procesin e shpërndarjes së vaksinave dhe shprehu besimin se dërgimi i vaksinave do të kthehej në normalitet së shpejt. / Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë