'Voskopoja Wolf Trail'/ Gjysmëmaratona bën bashkë mbi 250 vrapues, ushtaraku Lionel Mesi: Rezultati për babin tim

Mbi 250 vrapues janë mbledhur dy ditët e fundit në fshatin turistik të Vosokopojës për garën gjysmëmaratonë të bërë tashmë traditë ‘Voskopoja Wolf Trail’. Edhe pse nuk ia dolën të fitonin shumë pjesmarrës vlerësuan terrenin e përshkruar, ndërsa e cilësuan si një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Garuesi 1 “Vitin e parë nuk kisha shumë ekperiencë dhe nuk isha i përgatitur siç duhet. Me mundësitë që kisha zuri vendin e tretë, ndërsa këtë vit duke njohur garën, terrenin arrita në vendin e parë.”

Garuesi 2: “Ky është viti tretë radhazi që marr pjesë në këtë garë. Për të dytin vit me radhë zura vendin e dytë, ndërsa tani vitin e ardhshëm shpresoj të fitoj.”

Garuesi 3: “Gara ishte shumë e bukur për një garë malore. Në 5 kilometrat e para gara ishte e vështirë pasi kishte malore.”

Garuesi 4: “Jam Lionel Mesi, jam pjesë e forcave të armatosura. Unë dola i treti, ndërsa këtë garë ia dedikoj babait tij që nuk mundi të merrte pjesë në këtë garë dhe gjithashtu i them që e dua shumë. Unë sportin e dua shumë, pa sport nuk mund të jetoj sepse ai më jep jetë. Sporti për mua është gjallëri.”

Sipas organizatorit të garës Altin Sholla sporti është vetëm preteksti, pasi me garën ndërthuren edhe bukuritë e natyrës që vrapuesit kanë mundësinë të shijojnë, duke u tkhyer evenimentin në një turizëm sportiv.

Altin Sholla, organizatori i ‘Voskopoja Wolf Trail’:  “Ky është edicioni i tretë. Duhet të ishin katër por për shkak të pandemisë nuk i bëm dot katër këtu në Voskopojë. Është një eveniment i përvitshëm që ne e organizojmë në javën e dytë të shtatorit ku i gjithë komuniteti i vrapuesve amatorë, që dëshirojnë të bëjnë garë, të shijojnë natyrën mblidhen për të bërë këtë gjysmë maratonë.”

Ndryshe nga tre vitet e kaluara risia e kësaj radhe në ‘Voskopoja Wolf Trail’ ishte kategorijë për fëmijët.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë