TIRANE- KQZ-ja i kërkoi sot Kuvendit të shprehet sa më shpejt për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë votën e diasporës. Më 4 mars përfundon procesi i aplikimit të votuesve të diasporës dhe më 9 mars publikohet lista e votuesve nga jashtë.
24 mars mbyllet procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputet. Menjëherë pas marsit do të nisë printimi i fletës së votimit dhe dokumentacioni i procesit zgjedhor për votuesit nga jashtë.
Në një konferencë me gazetarët Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nëse ndryshimet e Kodit Zgjedhor për votën e diasporës do të miratohen pas fundit të marsit ata nuk do kenë dobi.

"Llogaritë i bëjnë të gjithë se kur këto ndryshime do të jenë në fuqi. Nëse janë pas fundit të marsit nuk kanë asnjë dobi për KQZ" tha Celibashi.
Celibashi zbuloi dispozitat që i janë dërguar Kuvendit, ndërsa prioritet KQZ ka vetëm nenin që e lejon shtetin të paguajë të gjitha kostot e postës për votën e emigrantëve.
Për ne është e rëndësishme dispozita që ka të bëjë me kostot e pagimit të shërbimit postar. Dispozita që ka të bëjë me afatin e regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Po I dërgojmë dhe sot një propozim që ka të bëjë me ankimin ndaj vendimit për mospërfshirjen e votuesve nga jashtë kur është rasti. Nga ajo cfarë parashikon Kodi është i pamundur të realizohet I propozoj Kuvendit që kjo dispozitë të ndryshojë, duke I mundësuar votuesve që do të jenë në të drejtën e tyre për tu ankuar ndaj vendimit të KQZ edhe përmes një platforme online. Do ia dërgojmë këtë propozim teknik sot kuvendit. I kemi kërkuar Kuvendit të ndryshojë atë aspect të kodit Zgjedhor që ka të bëjë me procedurat e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Ai dërgoi një mesazh edhe për partitë.
“Ndihmojini, por kurrsesi mos e bëni ju aplikimin për ta, duhet të jetë individuale”.
I pyetur në lidhje me propozimin e PD-së për votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, Celibashi tha se nuk komenton propozime të partive politike por se sistemi aktual nuk e mundëson. Nëse do të pranohet propozimi atëherë duhet një sistem tjetër.
“Nuk me takon të komentoj propozimin që partitë politike kanë me ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor. Nëse bien dakord ato për të ndryshuar elemente të ndryshme të Kodit Zgjedhor ne kemi detyrimin për t’i zbatuar. Komente nuk mund të japim, kemi hyrë në periudhë zgjedhore.
Sistemi është ndërtuar për të identifikuar nëpërmjet dokumenteve të identifikimit të lëshuar nga Republika e Shqipërisë. Nëse do të duhet dhe nëse palët bien dakord që identifikimi do të duhet të bëhet nëpërmjet dokumenteve të tjera do të duhet të zhvillohet ky sistem ose një tjetër,” tha Celibashi.
Ilirjan Celibashi tregoi se numri real i votuesve që janë refuzuar nga jashtë, është vetëm 25 mijë dhe jo 50 mijë, sepse ka persona që kanë aplikuar pa sukses më shumë se 2 herë.
Pavarësisht se KQZ ka refuzuar rreth 50 mijë aplikime, në fakt, vetëm 25 mijë votues unik nuk ja kanë dalë të regjistrohen. Shifrat tregojnë se disa persona e kanë provuar më shumë se dy herë, por nuk kanë pasur sukses.
Celibashi bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.
Celibashi tha më tej se “votimin elektronik e kemi detyrim ligjor që një projekt pilot për ta bërë. Votim elektronik me mundësitë zgjedhore në një qark nuk do të zhvillohet”.
I pyetur për besueshmërinë e Platformës Elektronike e Regjistrimit, Celibashi tha se “nuk ka asnjë komunikim, asnjë lloj ndërveprimi të çdo lloj mënyre të platformës PER me të tretë me jashtë KQZ. Në mënyrë kategorike. Në një injorancë të plotë mbi teknologjinë, e merr për të sigurt që KQZ këto numra të telefonit ia jep filanit apo fistekut! Zero! Kushdo është i mirëpritur dhe të bëjë verifikimet në KQZ. Për çfarë duhet ta bëjmë këtë në shërbim të kujt. Ndaj këta me këto deklarime dëmtojnë procesin për të mos thënë që kanë një kostum politik me deklarime të tillë i bëjnë dëm votuesit të tyre”.
Celibashi bëri me dije se partitë politike nuk kanë sjellë ende në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve.
Komisioneri Ilirjan Celibashi ka menduar ta thjeshtojë platformën e regjistrimeve për emigrantët. Prova e adresës për ata që janë shumë vetë në një shtëpi e cila është në emër të njërin prej tyre do të jetë një deklaratë me shkrim dore.
Nëse partitë do të japin konsensus mbi këtë ide, për tu regjistruar do të mjaftojë edhe një deklaratë me shkrim dore e atij që ka dokumentet, që pohon se edhe të tjerët jetojnë me të.
Kjo do t’i japë zgjidhje një prej shqetësimeve të deritanishme, për ato banesa ku jetojnë shumë votues dhe shtëpia është në emër vetëm të njërit.
Ky dokument duhet ngarkuar në sistem.
Ilirjan Celibashi tregoi sot se numri real i votuesve që janë refuzuar nga jashtë, është vetëm 25 mijë, ndërsa shifra e refuzimeve rezulton 50 mijë, sepse ka persona që kanë aplikuar pa sukses më shumë se 2 herë.
“Unë jam i suprizuar nga shifrat” tha ai.
Pavarësisht se KQZ ka refuzuar rreth 50 mijë aplikime, në fakt, vetëm 25 mijë votues nuk ja kanë dalë të regjistrohen. Shifrat tregojnë se disa persona e kanë provuar më shumë se dy herë, por nuk kanë pasur sukses.
Nga ana tjetër, Komisioneri Celibashi ka menduar ta thjeshtojë platformën e regjistrimeve. Kjo do t’i japë zgjidhje një prej shqetësimeve të deritanishme, për ato banesa ku jetojnë shumë votues dhe shtëpia është në emër vetëm të njërit. Nëse partitë do të japin konsensus, për tu regjistruar do të mjaftojë edhe një deklaratë me shkrim dore e atij që ka dokumentet, që pohon se edhe të tjerët jetojnë me të.
Celibashi dërgoi një mesazh edhe për partitë.
“Ndihmojini, por kurrsesi mos e bëni ju aplikimin për ta, duhet të jetë individuale”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë akuzat se KQZ i jep të dhëna PS-së për çdo emigrant që regjistrohet.
“Injorantë, pse duhet të bëhem vasal i dikujt, për çfarë arsyeje madhore?”
Komente

