Votohet Qeveria e re në Beograd, Bërnabiç: Një nga qëllimet tona mbrojtja e ineteresave serbe në Kosovë

 Votohet Qeveria e re në Beograd, Bërnabiç: Një nga qëllimet tona mbrojtja e ineteresave serbe në Kosovë

Ana Bërnabiç, Kryeministrja e Serbisë

Me 227 vota për dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiç. Qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Në fjalën e saj kryeministrja Ana Bërnabiç ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Ajo ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon", theksoi ajo.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS