Vranë 4 të rinjtë në Durrës, 2 të arrestuarit dyshohen të përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit

TIRANE-Dy autorët Altin Ndoci dhe Klevis Alla që vranë katër të rinjtë në Durrës në mars dhe prill vëllezërit Haxhia për prishjen e pazareve të drogës dyshohet se mund të jenë të përfshirë në grabitjen e blindave me para në aeroportin e Riasit në 9 prill të vitit të kaluar.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se prokuroria e Durrësit po kryen verifikime mbi të gjitha deklarimet e 22-vjeçarit të penduar, mes të cilave edhe për grabitjen, por e gjitha është në kuadrin e dyshimeve. Kjo dosje hetohet nga SPAK, por lidhur me dyshimet e fundit që janë ngritur, gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nuk ka asnjë material referuar nga prokuroria e Durrësit.

"Hetimet janë edhe për ngjarje të tjera, flitet se mund të kenë një lidhje edhe me grabitjen e Rinasit, por SPKA, që heton këtë dosje ende nuk konfirmon që të ketë marrë në hetim këtë pjesë, ndërsa nga prokuroria e Durrësit nuk ka mbërritur asnjë material referues për dyshimet se këta shtetas apo bashkëpunëtorë të tyre kanë qenë të përfshirë në grabitjen e Rinasit" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Ndërkohë që gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku mëson se në dosje po hetohet aktiviteti kriminal i këtij grupi në disa qytete nga Elbasani në Lezhë për vrasje, drogë dhe vjedhje makinash.

Prokuroria deklaroi se ka prova të mjaftueshme që vërteton se autorët e vrasjes së dy të rinjve janë Ndoci dhe Alla. Mbi të gjitha përpos provave në vendin e ngjarjes dhe tabulatet, është edhe dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla, që pranoi të tregonte gjithçka. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lana: 04/05/2020 16:34

    VARINI SI QENTE NE SHTYLLAT ku bene vrasjen…….

    Përgjigju
  • Ali: 04/05/2020 13:30

    Turp per sigurimin shqiptare edhe per shteti si skena tan keta djem te ri po vdesin.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 04/05/2020 12:50

    Ne respekt dhe vlersim per portalin shqiptarja.com me lejoni tju sygjeroj qe te jini me pak antiçensure dhe kjo ne vemendje te kryesoreve te ketij portali,krijuesve@drejtuesve te tij. Nuk jini 1-shi ne performancen informative, se ketu ne Shqiperi ende nuk ka te tille,por,jini me i miri ne vlersimin tim deri tani dhe do tju shfletoj e reagoj ende. Po nese çensuroni "Ukun e Momlit" siç beni ne raste edhe te shpeshta nuk do te kem humbje aspak une UKU MOMLIT,dua tju siguroj per kete ne tere permasen intelektuale. Pune te mbare!

    Përgjigju
  • Une: 04/05/2020 12:29

    Rrac qener edhe leket qe i vodhet sditet ti ndanit.po ju vjen fundi nje nga nje ca ne burg e ca ne varr te jetojne njerzit e tjer te qet e me pune te ndershme.

    Përgjigju
  • Bledi: 04/05/2020 12:04

    Po po futni dhe naj akuz per shpikjen e virusit se kur bje ne dor te prokuroris shqiptare te fusin lloj lloj akuzash per te mbulu kriminelet e vertet qe ju merrni lekun...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë