Vranë kambistin dhe Agur Vrenozin në Fier, prokuroria kërkon burg përjetë për 3 personat

Vranë kambistin dhe Agur Vrenozin në Fier, prokuroria kërkon burg përjetë për 3 personat

Agur Vrenozi

Tre personat që në 2 mars 2018 në lagjen “Apollonia” në Fier, ekzekutuan më armë zjarri pronarin e një pike “Exhange” Gëzim Hoxha si dhe më pas vranë Agur Vrenozin, rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm. Pak ditë më parë të pandehurit Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, u përballën në gjykatë me pretencën e prokurorisë së Fierit,ku nga përfaqësuesi i akuzës u kërkua dënimi i tre personave me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi kapitale është kërkuar për 3 personat e mësipërm, pasi gjatë procesit të gjykimit është provuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë grabitur një pikë valutore në Fier.

Mirëpo në grabitje e sipër tre të pandehurit qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, personin që i erdhi në ndihmë Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krimi të rëndë. Për shkak të cilësive qytetare që Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Ndërsa këshilli bashkiak I Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit. Pritet që në ditët në vijim në gjykatën e Fierit të zhvillohet seanca e radhës, ku do jepen pretendimet e mbrojtjes dhe më pas vendimi i gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 01/07/2020 17:56

    Burg perjet immerituar . Ne burg te kalben kelyshat

    Përgjigju
  • Turi: 01/07/2020 14:50

    Denim te perjetshem pa te drejte apelimi se e meritojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme