Vranë me thikë dhe hodhën në kanal të riun në Fier, arrestohen dy autorët

Policia e Shtetit ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit, Florian Selimi në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit. Të arrestuarit janë S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas policise vrasja është kryer më datë 11 gushtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e djeshëm në një kanal.

Më pas policia  njofton se vrasja e të riut ka ardhur për motive të dobëta. Viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët. Report tv mësoi se viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh.

Dyshohet se në vitin 2015 Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen '15 Tetori', ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lesh arapi: 13/08/2019 13:51

    kush ta edukoje brezin e ri sali rrumpalla qe nje here ne 10 vjet i shpall lufte botes apo likja qe ka menen me vjell.. Kete vend e ben vetem bota

    Përgjigju
  • Fredi: 13/08/2019 09:15

    Si ka mundësi ore kaq të rinj të shpartallohen tani bethsh gjith jetën n vrim t miut, ndërkohë që të jetonin jetën e tyre gjithsecili në liri. Njëri nën dhé dhe dy mren gjith jetën. Injorancë e madhe neandërtalizmi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman