Vranësira e temperatura deri në 33 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Vranësira e temperatura deri në 33 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 29°C

në zonat e ulëta 16 deri 33°C

në zonat bregdetare 16 deri 30°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari