‘Vrasësi mund të dalë’/ Letra e babait të gjyqtares Hafizi për Metën e ambasadorin e SHBA dy ditë para se të vdiste

‘Vrasësi mund të dalë’/ Letra e babait të gjyqtares Hafizi për Metën e ambasadorin e SHBA dy ditë para se të vdiste

Bynjamin Hafizi, babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi

TIRANE-Një ditë më parë ka ndërruar jetë babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi. Bynjamin Hafizi dy ditë para se të ndërronte jetë i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, ministres Etilda Gjonaj, kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Në letrën e drejtuar drejtuesve të institucioneve shqiptare ai shprehte shqetësimin se vrasësi i të bijës, Fadil Kasemi mund të lirohet nga burgu duke përfituar nga zvarritja e procesit dhe procedurat. Bynjamin Hafizi kërkonte nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, që të veprojë sa më shpejt për të përcaktuar kompetencën e gjykatave.

Jam babai i gjyqtares së vrarë Fildeze Hafizi. Ju shpreh shqetësimin tim në lidhje me zvarritjen e gjyqit të vrasësit të sime bije Fadil Kasemit. Nga mediat u informova se çështja ka kaluar në dorën e gjykatës së Lartë për vendosje kompetence. Kjo zvarritje e radhës na ka tronditur pa masë duke na lënduar për të disatën herë. Kanë kaluar 9 muaj nga ngjarja dhe akoma nuk ka filluar shqyrtimi gjyqësor. Po ju drejtohem juve Z. Zaganjori si kryetar i Gjykatës së Lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj çështje penale.

Në mënyrë të tillë që të fillojë shqyrtimi gjyqësor dhe ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit. Ju lutem mos e bëni për ne realitet sloganin tuaj “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”. Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj radhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj. Mbetem me shpresën e një lëvizje të shpejtë nga ana e gjykatës së Lartë.

Letra e babait të gjyqtares

Ai ishte shtruar në spital dhe pas agravimit të sëmundjes dje ndërroi jetë. Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 brenda makinës nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, ndërsa shkak ishte divorci, ndërkohë që gjyqtarja kishte urdhër mbrojtje. Por për shkak të ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, procesi është zvarritur dhe dosja nuk është shqyrtuar. Një gjë e tillë mund të sjellë lirimin nga burgu të Fadil Kasemit, nëse cështja nuk do të gjykohet brenda afateve të përcaktuara.



Letra e babait te gjyqtares se ndjerë Hafizi dy dite para se te nderronte jete

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës