'Vrasësi po priste që të hante', zbulohen detaje të reja nga skema e vrasjes së shqiptarit në burgun e Athinës

'Vrasësi po priste që të hante', zbulohen detaje të reja nga skema e vrasjes së shqiptarit në burgun e Athinës

Shqiptari Albert Bako gjatë transferimit në burg

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me mënyrën e vrasjes së shqiptarit Albert Bako në burgun e Athinës.(LEXO KËTU) Mësohet se vrasja ka ndodhur në godinën E të burgut rreth orës 12: 45. Viktima ndodhej në qelinë e tij bashkë me vrasësin dhe bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se autorët e krimit, të akuzuar për të njëjtin krim, kanë pasur dijeni se Bako po transferohej në burgun e Greqisë.

Ata e kanë goditur në qafë me një thikë artizanale, ndërsa Bako ka tentuar që të shpëtojë nga duart e tyre duke dalë nga qelia. Pyetja që ngrejnë autoritetet vendase është se përse në atë orë dera e qelisë ishte e hapur. Me ligj në Greqi ajo lejohet të jetë e hapur deri në orën 11:30 pasi të burgosurit janë numëruar dhe më pas kanë ngrënë drekën. Përveç këtij detaji, në trupin e të vrarit u gjetën mbi 300 euro duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgjet greke.

Vrasësi i Bakos, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, po ashtu akuzohet për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropulos për të cilin do të dilte para gjyqit ditën e mërkurë. Albert Bako dhe shqiptari tjetër që ndodhej me të në burg akuzoheshin si urdhërues të vrasjes, e cila është vërtetuar se u krye nga dy shqiptarë të tjerë.

Vrasja e Albert Bakos është në vazhdën e disa vrasjeve në Greqi. Që prej vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike