'Zhdukja e Shekullit'/ Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha urdhëroi rrëmbimin e babait tim! Kishte frikë mos i zbulonte takimin me Millosheviç dhe Arkanin! Edhe sot ka lidhje me serbët

TIRANË-  Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili u zhduk 25 vite më parë nga SHIK-u famëkeq i Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes, u shpreh në emisionin Repolitix në Report TV, se Sali Berisha ka urdhëruar ndalimin e babai të tij. "Patjetër përgjegjës është Sali Berisha", tha Hoxha në 'Repolitix'. 

Ardian Hoxha ka pohuar se Berisha kishte frikë se Remzi Hoxha ishte në dijeni dhe kishe prova për takimet dhe lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin. Hoxha tha se babai i tij është ndodhur rastësisht në 31 Maj 1993 në Tushemisht, ku ishte bllokuar kalimi, për shkak të një takimi të dyshuar mes Berishës, Millosheviçin dhe Presidentit maqedonas Kiro Gligorov, në Shën Naum.

Ai thekson se babi i tij ka qenë dëshmitar edhe i një takimi mes kreut të SHIK-ut Bashkim Gazidedes dhe Arkanit, krahut të djathtë të Millosheviçin, në terronin dhe masakrat në Ballkan. Arkani ishte një kriminel famëkeq serb dhe komandant i një force paramilitare i regjimit të Millosheviçin. Këto dy takime, për djalin e Remzi Hoxhës, është urdhëruar rrëmbimi i babait të tij nga Berisha, pasi ky i fundit shitej në publik "si babai i kombit" dhe kishte frikë se do i dilnin të palarat.

Që nga 1993, për dy vite me radhë, deri në 1995 deri kur u zhduk, Hoxha tha se babai ishte ndjerë i frikësuar, por nuk e kishte menduar se do e eleminonin, pasi në të kundërtën do të ishte larguar nga Shqipëria. "Vazhdimisht ka pasur frikësime, mesazhe, e ka ditur që është në ndjekje, por që do i ndodhte diçka e tillë nuk e kishte menduar, se Shqipërinë e kemi konsideruar si diçka të lirë. Të kishte ndjerë një rrezik të madh do kishim ikur në Gjermani apo Zvicër se i kishim edhe mundësitë ekonomike", tha Hoxha. 

Ai ka rrëfyer se ka hequr dorë nga kërkimet, pasi kanë humbur të gjitha shpresat dhe janë zhgënjyer nga çdo klasë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Vrasja e gazetarit/ Djali i Remzi Hoxhës: U vra se zbuloi informacione për zhdukjen e babait tim

Vrasjen e gazetarit Ali Uka,  Ardian Hoxha e lidh me zhdukjen e babait të tij, Remzi Hoxhës. Në studion e Report Tv, në 'Repolitix', ai tha se Uka kishte mësuar detaje nga zhdukja e babait të tij.

"Ali Uka ka qenë një gazetar nga Kosova, një djalë i ri dhe babai im ka qenë dera kryesore ku të gjithë që vinin nga Kosova trokisnin, qoftë për strehim, për ndonjë ndihmë, punësim, për gjithçka. Ali Uka ka qenë një djalë shumë i zoti, edhe pse në dukje nuk e jepte këtë përshtypje dhe nga dëshmitë të miqve të babait, tregojnë që kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe duke qenë se ishte gazetar kishte rënë në gjurmë rreth informacioneve të zhdukjes së babait tim dhe thuhet se një nga arsyet se përse edhe atij ia kanë montuar vrasjen lidhet me informacionet që ka pasur për babain tim, që të mos dalë e vërtetë", tha Hoxha.

*Ali Uka u gjet i masakruar në banesën e tij në një mëngjes të hershëm të korrikut të vitit 1997. Fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer.

Ali Uka
Ora 22:41
Djali i Remzi Hoxhës: Për 10 vite kishim 'njeriun' e ShIK-ut si avokat, na mashtroi!

Djali i Remzi Hoxhës tregon se është mashtruar për 10 vite me radhë nga avokati i tyre duke e cilësuar atë si njeriu i 'ShIK-ut'.

"Kur erdhën xhaxhallarët ditët e para, shkuan tek të gjitha institucionet dhe nuk kishin përgjigje. Shkuan tek avokatë të ndryshme. Njeri pas njeriu, shkojnë deri tek Petrit Serjani. Ai pranoi mirëpo tha se është rast me rrezikshmëri të lartë. Disa të tjerë u dorëzuan. Ky, për të fituar besimin e xhaxhallarëve, organizoi disa takime nëpër ministri dhe familja jonë e besoi verbërisht. Gjithë njerëzit që i takonim na thonin se ishin Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini. 10 vite e kemi pasur avokat. Një ditë Tom Gashi, nga Kosova dhe më thotë se më ka intriguar historia e babait tënd. Ai më kërkoi dosjen gjyqësore por nuk e kishim. Kështu na tha Petrit Serjani. Më pas me xhaxhallarët shkuam dhe morëm dosjen gjyqësore ndërsa Serjani nuk fliste. Ne për 10 vite me radhë kishim njeriun e 'ShIK-ut' si avokat" - tha Hoxha.

Ora 22:35
Ardian Hoxha: Jemi mashtruar disa herë për gjetjen e babait! Në këmbim të 30 mijë eurove na sollën eshtrat e një qeni

Djali i Remzi Hoxhës tregoi në Repolitix tentativat që familja e tij ka bërë për të gjetur eshtrat e biznesmenit. Madje ai tregon se janë mashtruar nga shumë persona teksa tregoi se njëherë i kishin premtuar eshtrat e Remziut në këmbim me 30 mijë euro.

Sipas Ardian Hoxhës, ata morën 15 mijë euro në fillim, dhe më pas sollën eshtrat e qenve dhe jo të biznesmenit.

"Ne me vite jemi frikësuar ta mendojmë se babai ynë do të kishte një varr. Duke qenë se kemi humbur të gjitha shpresat, ne me shumë dhimbje duam që të bëjmë një varr dhe nëse vijnë eshtrat ta kenë një vend. Ne si familje, duke qenë se fokusi ishte tek gjetja e eshtrave, nuk na interesonte politika e Shqipërisë. Për ne, gjithë shqiptarët janë vëllezër dhe motra. Ne kemi kërkuar të gjitha mënyrat. Xhaxhai im, i mashtruar nga shumë persona, i kishte thënë që të blinte një furgon. Punësoi dy persona që punonin në ShIK dhe të shkonin tek spitali i të sëmurëve mendorë. Shkoi xhaxhai im, se i thanë që ishte aty. Shkoi tek të gjitha dhomat. Kjo ndodhi në vitet 96'-97'. Një grup tjetër i thotë të blesh makina për detektimin e eshtrave në tokë. Një grup tjetër i thoshte na jep 30 mijë dollarë që të sjellim eshtrat. I marrim eshtrat dhe rezultuan se ato janë të qenëve. U ulën njëherë tjetër në kafe pasi një person i tha se po vjen Remziu. Ka pasur mashtrime nga më të ndryshmet" - tha Hoxha.

Ora 22:18
'Ishin fjalë shpresëdhënëse'/ Djali i Remzi Hoxhës: Çfarë i tha vjehrri i Sali Berishës nënës time, rreth 1 vit nga zhdukja e babait

Në studion e emisionit 'Repolitix' djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka rrëfyer takimin e nënës së tij me vjehrrin e Sali Berishës që i dha shpresë që babai i tij ishte gjallë.

"Nëna ime përmes disa miqve, pa i lajmëruar që është gruaja e Remzi Hoxhës, shkojnë te shtëpia e vjehrrit të Sali Berishës dhe pasi prezantohet i thotë "Remziu është mirë, fëmijët le të vazhdojnë shkollën". Kjo ka ndodhur në vitin e parë. Kjo ishte një garanci që ai ishte gjallë, ishin fjalë shumë shpresdhënëse se sot Berisha flet shumë lehtë, por ai nuk e di se çfarë dhimbje kemi. më vjen keq që ne si familjarë na duhet të bëjmë gjurmime, policinë, prokurorisë që t'i tregojmë botës ngjarjen. Ne po kërkojmë eshtrat dhe duke qenë se të gjitha pushtet u ndërruan, u bën vetting dhe ne akoma nuk kemi marrë përgjigje, kemi humbur shpresat dhe turp i qoftë Shqipërisë, Enver Dobianin dhe Xhevat Hanën, këto u treguar burra dhe treguan se në Shqipëri e kanë notën zero", tha Hoxha në Report Tv.

Ora 22:14
Djali i Remzi Hoxhës: Berisha ndriti në detyrë rrëmbyesit e babait tim! Iu mbeti në dorë se s'donin ta vrisnin

Një tjetër provë e fortë që Sali Berisha ka urdhëruar rrëmbimin e babait të tij, Remzi Hoxha, Azem Hoxha thotë se autorët e kësaj masakre u promovuan në detyrë duke u bërë drejtor të institucioneve të rëndësishme. Kjo sepse sipas Hoxhës, shantazhonin Berishën, madje shantazhi vijon sot e kësaj dite. Sipas tij, qëllimi nuk ishin të vrisnin, por u ka mbetur në dorë.

"Kur i emëroi drejtor të Hipotekës, drejtor të Hipotekës dhe Berisha shprehej deri sa të shpallej të ishin fajtor, ato nuk janë. Berisha i mbronte me mish e me shpirt, i mbronte se i shantazhonte, edhe sot e shantazhojnë. Ato nuk e kanë pasur në plan të vritej, po u kanë ngelë në dorë. E gjithë aparatura është e tij, normal që ne nuk mund të akuzonin Ramën, Fatos Nanos dhe ka ndodhur në kohën e Berishës ku ai e ka pasur në funksion qeverinë, SHIK, sistemin e drejtësisë. Ne normal që kërkojmë nga Berisha, por jemi të zhgënjyer me gjithë klasën politike në Shqipëri. Kemi marrë premtime  nga të gjithë, Brace e përdorte në parlament për t'i hedhur gur Berishës për të marrë vota, por nuk bënë asgjë", tha Hoxha.

Ora 22:13
'Seanca gjyqësore u shty 90 herë' , djali i Remzi Hoxhës: Erdhi 'argatja' e Sali Berishës dhe kërkoi heqjen e akuzave për të dyshuarit

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit Remzi Hoxha thotë se seanza gjyqësore për dënimin e personave të dyshuar është shtyrë 90 herë. Ai ka akuzuar prokuroren Elizabeta Imeraj si zyrtare e Sali Berishës e cila kërkoi heqjen e akuzave.

"Për ta ka qenë një pengesë e ardhshme kundër regjimit serb. Është e vërtetë që kur ndodhi atentati i Gligorovit, ai kompjuteri që nxori autorin, personi ngjante me babain tim. Atentati ndaj Gligorovit është i rëndë. Berisha thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për babain tim. Duhet ta ketë të qartë se mua nuk më intereson fare Sali Berisha dhe as zgjedhjet. Ne e kemi ngritur zërin nëpër përvjetor por edhe kur ka pasur ndonjë informacion të ri. 90 herë është shtyrë seanca gjyqësore. Erdhi Elizabeta Imeraj, argate e Sali Berishës që të tërhiqen akuzat. Ishte shok për trupin gjykues. Për ne familjarët ishte një shok. Kërkonin për dy persona aty që të mos dënohen. Personit që nuk ishte aty, Ilir Kumbaros i kërkoi 13 vjet. Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini kërkonin që të mos dënoheshin. E bën dënimin ashtu siç donin vetë. I kishin organet në dorën e tyre. Kishim dy ndjenja. E para ishte një fitore e vogël pasi u vulos se këto persona e rrëmbyen babain tonë. Këta nuk e pranojnë. Në momentin që kanë vrarë babain tim dhe kanë bërë gjithçka të mundur për të zhdukur trupin. Edhe këta kanë lënë gjurmë. Xhevat Hana, përveç dëshmitarëve që u merr dëshmitë shkon tek financat e ShIK-ut. Gjen bllokun e dietave, hoteleve, karburanteve. Në këtë mënyrë ndërton të gjitha dëshmitë. Ne kishim kontakte dhe në njëfarë mënyre ishte e çuditshme pasi dhe me ne rrinte në distancë. Në retrospektivë shihet se ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Po të kishte qenë Xhevat Hana do të kërkonte dënimin maksimal të të gjithëve. Jo si Elizabeta Imeraj që kërkoi pafajësinë e tyre. E kurdisën në mënyrë që të jepej dënimi më minimal që për ne ishte një therrje në zemër. Njerëz të shumtë thonin që këta janë emrat" - tha Hoxha.

Ora 21:47
Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha kishte frikë se i dilnin të palarat se shitej 'si babai i kombit'

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian e lidh zhdukjen e babit të tij drejtpërdrejtë me Sali Berishën. Sipas tij, Berisha kishte frikë se babai i tij do i zbulonte lidhjet me Millosheviç në ato vite. Për Hoxhën, Berisha edhe sot e kësaj dite ka lidhje me serbët.

"Vazhdimisht ka pasur frikësime, mesazhe, e ka ditur që është në ndjekje, por që do i ndodhte diçka e tillë nuk e kishte menduar, se Shqipërinë e kemi konsideruar si diçka të lirë. Të kishte ndjerë një rrezik të madh do kishim ikur në Gjermani apo Zvicër se i kishim edhe mundësitë ekonomike. Patjetër përgjegjës është Sali Berisha, e kam dhënë që edhe Milloshevic nuk ka shkuar në Kosovë që t'i kap dhe t'i masakrojë, ka qenë udhëheqës politik që jep urdhra dhe strukturat kanë qenë në shërbim të tij, edhe të Milloshevic dhe të Berishës. Tani pas 35 vitesh e ka mësuar se çfarë është media, e propaganda. Sali Berisha e ka pasur si 'baba i kombit', ashtu e ka menduar edhe babai im në ato vite, ai është martuar me një serbe. Liria është serbe, nanën e ka serbe. Në Shqipëri ndjenjat patriotike duhet të vijmë ne që t'ua ngjallim pak ato ndjenja. Serbia edhe Shqipërinë e sheh si armik, e kundërta jo. Nuk është bërë e madhe, Berisha ka qenë dhe është në lidhje me Serbinë dhe del në anën tjetër dhe bën propagandë, dhe ata e dinë që kur e shan Serbinë s'e ka me të keq, po do të ngihet para popullit të vet. Nga frika që të mos i dilnin të palara dhe të deklaroheshe si baba i kombit është frikësuar se mos i del ndonjë nga këto gjëra dhe do krijohet puzzle dhe do zhvishej nga figura e tij", tha Hoxha në Report Tv.

Ora 21:44
Djali i Remzi Hoxhës tregon 2 ngjarjet që implikojnë Sali Berishën në zhdukjen e biznesmenit

Djali i Remzi Hoxhës shprehet se babai i tij është ndodhur në vendin e gabuar në kohën e gabuar ku ka zbuluar dy takime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Në rastin e parë, ai thotë se në takimin mes Slobodan Miloshevic dhe Kiro Gligorov mund të ketë qenë dhe Sali Berisha, kjo pasi Remzi Hoxha ka parë eskortën e tij teksa udhëtonte drejt vendit të takimit të tyre.

"Ky është një element. Babai në Maqedoni shkonte në mënyrë të fshehtë, ashtu dhe në Kosovë. Në Kosovë, Kaqanik është dhe një Remzi Hoxha që e arrestuan autoritetet serbe dhe e rrahën. Njerëzit që ishin aktiv në çështjen e Kosovës që jetonin në Shqipëri, babain tim e kanë njohur. Babai ka qenë shumë në lëvizje. Në një takim me Shefqet Maliqin dhe Basri, në kthim babi shkonte në Shkup më 31 maj 1993. Në Tushemisht, polici i thotë që do duhet të kthehen pasi kufiri është i mbyllur. Kur u kthyen shohin eskortin e Presidentit Berisha. Këta kthehen, babai im shkon në Shkup. Slobodan Miloshevic dhe Kiro Gligorov u takuan në Shën Naum, dhe babai im të tre bëjnë lidhjen nëse ka qenë Berisha në atë takim. Nuk kanë pasur asnjë kontakt. I shkruan Presidentit Rrugova nëse ka pasur informacion se ishte Berisha në atë takim. Rrugova pyet Berishën dhe ai i thotë se kush ta dha. Rrugova i tha Remzi Hoxha. Ndaj Berisha mendonte se Remzi donte nëse dinte diçka. Babai nuk dinte se Basriu pyeti Rrugovën. Ishte në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar" tha djali i Remzi Hoxhës.

Gjithashtu ai shpjegoi rastin e dytë në takimin me Bashkim Gazidedes dhe Arkanit, dora e djathtë e Slobodan Miloshevicit.

"Babai në 93 merrej me duraluminin. Për atë kohë ishte njëshi absolut tek sipërmarrësit? Duralumini sapo kishte hyrë. Shkoi në Shkodër për një inspektim. Shkuan në një lokal të Shkodrës për të ngrënë. Aty panë Gazideden dhe Arkanin. Babai, tronditet. Shkon takon Pjetër Abnorin dhe i thotë se si ka mundësi që këta shkojnë bashkë ndërkohë që ne jemi në luftë. I thotë do pyes Berishën për këtë takim. Ai i thotë se më tha Remzi Hoxha dhe ja ku doli për herë të dytë emri i babait tim. Berisha urdhëron Gazideden për të marrë Remzi Hoxhën për të parë se çfarë provash kishte" tha Ardian Hoxha.

Ora 21:14
Pse hoqën dorë nga kërkimi? Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Humbëm shpresat se ishte gjallë! Zhgënjim nga çdo klasë politike, na mbajtën me premtime të rreme

Ardian Hoxha, djalin e Remzi Hoxhës të zhdukur më 21 tetor 1995, në studion e 'Repolitix' ka rrëfyer se përse ka hequr dorë nga kërkimi i trupit të babait të tij. Humbja e shpresës se mund ta gjejnë gjallë, por më pas edhe nga zhgënjimi nga çdo forcë politike për gjetjen e trupin, Hoxha liston dy arsyet kryesore.

"25 vite dhe është një kohë shumë e gjatë, ne po keqtrajtohemi në çdo aspekt si familje, ka shumë vite që ia bëjmë vetes pyetje a do zbardhet, a do i gjemë dhe po na duhet si pafund dhe në një farë mënyrë duke qenë se e gjitha klasa politike,  rrëmbimi u bë në 21 tetor 1995 kur në pushtet ishte PD, SHIK-u i PD, Sali Berishës, që udhëhiqet nga Bashkim Gazidede që e kishin kryer krimin. Që nga dita e parë kur punonjësit e denoncuan largimin e babit tim dhe kur treguar se e ka marrë një makinë me targa AA2449C ishin të SHIK-ut, ne e dinim që SHIK-u e kishte marrë, e dinim që ditën e parë. SHIK-u na tha nuk dinte asgjë, na thanë shko aty shko atje që të merrnin kohë. Kaluan ditë dhe ne s'e kishim babin në mesin tonë. Kaluan vitet dhe donim të besonim që ishte gjallë, babi ka qenë i përndjekur nga regjimi serb dhe mendonim që ndoshta ka ndonjë element që po e mbajnë, por mendonim se ishte gjallë. Erdhi 1997 të gjithë dolën nga burgu, babi im nuk doli. Erdhi në pushtet Fatos Nano, dhe kishim shpresë të paktën te Edi Rama, se Gramoz Ruci, Erion Brace shfrytëzonin rastin e babait tim. Prandaj del Berisha dhe thotë e kanë bërë politik. Na kanë dhënë shpresë të rrejshme dhe na thanë se do keni varrin e babait tim. Këtë çështje e di e gjithë bota", tha Hoxha.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 23/10/2020 09:49

    I paguan 1 mil euro - e ta sjellin Ilir Kumbaron ne Kosove - e merr e dergon ne ndonje shtepi ne mal dhe "punon" ne te per dite te tera kadal dale dhe ai te tregon te gjitha. ( nese nuk nund ta gjes Kumbaron e gjen dikend te tijin - dhe e nderron nje jete per jete).

    Përgjigju
  • edi: 23/10/2020 08:56

    Ti Rama;e ke gje vlla per babe ate ramen tjeter apo babe dirkt qe te djeg kaq shume sepse nuk je ai Rama per te cilin fola un .Sa per rracen nuk besoj se je asnjehere me e mire se e imja sepse te pakten un nuk atakoj njeri se akuzon apo ofendon Berishen sepse çdo kush ka te drejten e tij .

    Përgjigju
  • Ariu: 22/10/2020 18:41

    Bukur deri ktu..tani te jesh burr i mer me rradh qoft dhe duke paguar kriminel gjith plerat e shikut qe masakrun baben tat dhe te lan jetim dhe maje men film do bohesh..dhe miza shpis do jet krenare per ty!Mos e harro

    Përgjigju
  • Jace: 22/10/2020 15:40

    Per kete ngjarje monstruoze nje person eshte denuar, quhet Ilir Kumbaro! Ish punonjes i SHIK, ish punonjes i Sigurimit te Shtetit, individ negativ i nohur per tortura para viteve 90.

    Përgjigju
  • Tirona: 22/10/2020 14:46

    Ne emisionin e mbrendshem tek "Repolitix" u tha se kjo ceshtje nuk mund te rihetohet perseri se eshte mbyllur me vendimet e gjykatave. Me ndryshimet e bera ne ligjin e ri kjo ceshtje mund te rihetohet perseri nese familjaret e Remzi Hoxhen e deshirojne nje rihetim te ri dhe nje gjykim te ri, por e dhe sikur mos tu benin keto ndryshime ceshtja e zhdukjes se Remzi Hoxhes mund te rihetohet nga SPAKU sepse te dyja vendimet e gjykates jane Nul, midis te tjera vendimi thote qe denohet Kumbaro me kaq vite burgim per shkak te VDEKJES se Remzi Hoxhes , me cfare provash jane bazuar keto gjykata se ky person ka vdekur kur trupi i tij nuk eshte gjetur......... Spaku duhet te rihapi hetimet se pa u gjetur kufoma nuk mund ta shpalles nje njeri te vdekur dhe nuk mund te denosh nje njeri per vdekjen e tij edhe Kumbaro duhet te kerkoje rigjykimin e tij se gjykata e ka denuar per vdekjen e Remzi Hoxhes.Perfundimish vendimet e gjykatave jane NUL dhe keta gjykates qe kane gjykuar kete ceshtje tani jane perjashtuar nga sistemi i drejtesise ku disa prej tyre mund te inagurojne Burgun e Recit dhe te tjeret qe i shpetojne Burgut tju konfiskohet e gjithe pasuria dhe te marin nje valixhe dhe te largohen nga Shqiperia se ketu do te jene te perbuzur per gjithe jeten nga shoqeria.

    Përgjigju
    • Kosta: 22/10/2020 17:23

      Patjeter qe duhet te hetohet. Pasiqe u gjenden autoret qe ekzekutuan operacionin por jo ata qe urdheruan. Madje edhe prokuroret qe nuk kane hetuar duhet te akuzohen per shperdorim te detyres. Nje nga prokuroret drejton prokurorone e Tiranes sot, e pafalshme. Eshte nje nga radtet e vetme ku shteti shqiptar eshte pergjegjes direkt per nje veper te rende penale!

  • edi: 22/10/2020 07:59

    Mos u merzitni se i la Saliu lidhjet me srbet dhe po i vazhdon skenderbeu juaj-RAMA.

    Përgjigju
    • Rama: 22/10/2020 19:20

      Ik o langaraq laje gojen kur te zesh ramen ne goj ..ptu rrac e flliqur berishjane

  • Iris: 22/10/2020 00:53

    Z.Hoxha,per mendimin tim,ndiq gjurmet dhe te dhenat qe mund te kete lene gazetari Ali Uka !

    Përgjigju
  • Pelioni: 21/10/2020 23:43

    Ja kush është i ashtuquajturi në Kosovë "baca i kombit"kuptojeni o njërës që Sali ram Berisha është tradhëtia e kombit ai për interesa të sërbit kushedi sa shqiptarë ka vrarë e zhdukur,ndërsa sot Pinjolli i tij Lulushi të cilin e mori po me porosi të sërbit nga unmik-u e jua bëri peshqesh shqiptarve,po për interesa të Serbisë,ky lulush Salushi është autori i dosjeve të luftëtarëve të UÇK sot ne gjukatën speciale,ky është shqupi,braktisni këta tradhëtarë,sa sështë vonë,për të mirën e shqiptarve kudo që janë,larg hienave serbe që për 30 vjet kanë pirë gjak shqiptari.

    Përgjigju
  • kosovari: 21/10/2020 23:11

    SALI BERISHA NJERIU ME I NDYRE dhe i pabese ne boten shqiptare.....

    Përgjigju
  • vera: 21/10/2020 22:58

    SA KRIME RENDOJNE MBI KETE KRIMINEL TE NDYRE...??????

    Përgjigju
  • Hoti: 21/10/2020 20:23

    Llogari duhet të japë Saliu, ai është Kapoja e Krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë