Vrasja e 18-vjeçarit, mediat greke zbardhin dëshminë e vrasësit shqiptar: E qëllova gabimisht, ishim shokë

GREQI - Marios Isak, 18-vjeçari shqiptar lindur dhe banues në Kavalla, Greqi, u qëllua mbrëmjen e kaluar me një plumb në gjoks, duke mbetur i vdekur në vend (lexo këtu). Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja mediat greke zbardhin detaje të reja. Sipas tyre, një tjetër shqiptar, shok me viktimën ka pranuar vrasjen gjatë dëshmisë në polici.

Identiteti i autorit nuk bëhet i ditur, por mediat greke theksojnë se ai ka deklaruar përpara policisë se me se Marion kishte qenë në një bar kafe dhe kur po largoheshin janë grindur gjatë rrugës. Ai mësohet të ketë thënë se se ka tentuar ta trembë 18-vjeçarin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht me armë zjarri duke i marrë jetën. Ekspertiza mjeko-ligjore ka saktësuar gjithashtu se viktima është qëlluar në kraharor i cili i ka prekur mushkërinë, ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ishte qëlluar me dy pluma pas shpine.

Ekspertiza ka arritur gjithashtu në përfundimin se Mario ka tentuar të largohet me vrap pasi u qëllua por pas disa metrash ka rënë në tokë 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 teksa i riu i ishte drejtuar banesës së tij në një rrugicë të errët. Ishin banorët e ata të cilët dëgjuan të shtënat e armës dhe njoftuan menjëherë policië e cila rrethoi zonën dhe shoqëroi disa persona si të dyshuar për ngjarjen. Mes të cilëve edhe autori shqiptar i cili ka pranuar autorësinë e krimit. 

Marios Isak kishte lindur në Greqi në vitin 2000, ndërsa prej disa vitesh jetonte bashkë me prindërit në Kavalla. Ai ishte futbollist dhe aktivizohej me Heracles, ekip i qytetit ku banonte. Për ngjarjen reaguan edhe drejtuesit e Shoqatës së shqiptarëve të Kavallës të cilët dënuan krimin dhe përcollën fjalët më të mira për të riun shqiptar si njeri i qetë dhe model i integrimit në komunitetin lokal. 

18-vjeçarit shqiptar do t'i jepet lamtumira e fundit ditën e premte. Marios Isak është shqiptari i katërt që vritet në Greqi gjatë tre javëve të fundit. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri me policinë greke në tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë. Më pas ishte Petrit Zifle që u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë pas një debati me të për minoritarin Konstandin Kaçifas që u vra në Gjirokastër, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë, shkaqet e vdekjes të të cilit ende nuk dihen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 06/12/2018 12:02

    Ky vrasesi qe qellon gabimisht me arme te kalbet ne burg mos bej me gabime.

    Përgjigju
  • POPLLI: 05/12/2018 17:19

    CFARE BENE QEVERRI PSE NUKE FLETE PUSHTAte po na frasin care do bejme o shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv