Vrasja e 20-vjeçares në sy të foshnjës, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari e Rumani

Vrasja e 20-vjeçares në sy të foshnjës, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari e Rumani

Caroline dhe bashkëshorti i saj Stavros Balaskas

Në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, policia po kërkon tre grabitësit që hynë në shtëpinë e 20-vjeçares Caroline, e cila u vra në sy të foshnjës së saj dhe të bashkëshortit.

Policia greke ka kontaktuar ambasadat e këtyre vendeve, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit, raportojnë mediet greke.

Hetimet intensive për vrasjen e 20-vjeçares vijojnë, pasi bashkëshorti i saj 32-vjeçari, nuk arriti të identifikojë asnjë nga dhjetëra të dyshuar që kishte ndaluar policia, dhe kështu fusha e hetimeve shtrihet për persona të veçantë jashtë Greqisë .

Disa ditë më parë, hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline nga një grup grabitësish kanë marrë një tjetër kthesë. Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj. Teksa kanë zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.

Po ashtu Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij, tha Stavros Balaskas, duke folur për ANT1.

Kanë kaluar 20 ditë nga vrasjes makabre e Carolines së pafajshme, e cila la frymën e saj te fundit pranë foshnjës dhe bashkëshortit të lidhur “kokë e këmbë” nga grabitësit, që hynë në shtëpinë e saj për të vjedhur.

Pavarësisht se policia nuk ka ndalur punë asnjë moment, nga dita e “zezë” e vrasjes makabre, ende gjithçka mbetet një mister.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh