Vrasja e 21-vjeçares në Rodos/ Rrëfehet i riu shqiptar: E pashë që po merrte frymë, i thashë shokut ta çonim në spital

Vrasja e 21-vjeçares në Rodos/ Rrëfehet i riu shqiptar: E pashë që po merrte frymë, i thashë shokut ta çonim në spital

Vajza e vrarë, djali shqiptar dhe vendi ku u hodh e reja

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e studentes 21-vjeçare në ishullin e Rodos. Në rrëfimin e tij në polici, 19-vjeçari shqiptar quajtur Aleksandër, i ka thënë 21-vjeçrit grek që ta çonin në spital Elenin pasi ajo ende merrte frymë.

Unë së bashku me shokun tim e ftuam për të ardhur në shtëpinë e tij. Donim të argëtoheshim por ajo refuzoi. Shoku im u inatos shumë dhe e goditit me një hekur pas koke.

19-vjeçari shqiptar

Më pas shqiptari tregon se si i është lutur shokut të tij që ta çojnë në spital por ai nuk ka pranuar duke i thënë: “Duhet ta heqim qafe. Eja e hedhim në det."

Por përveç të birit, vëmendjen e mediave greke e ka marrë edhe babai i 19-vjeçarit shqiptar.

Në një intervistë për mediat grekë ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së vajzës duke thënë se është edhe vetë baba dhe i dhemb njësoj për të dy.

"I thoshim gjithmonë djalit tonë që të rrinte me njerëz të mirë. I thosha gjithmonë që fuqia e një burri ndodhet në mendjen e tij dhe jo në duar apo në këmbë. Por mesa duket shokut të djalit tim nuk ia kishin mësuar këto. E dija që shkonin në palestër bashkë. Mesa di unë e kishte takuar vetëm një javë me parë. Unë punoj në ndërtim ndërsa gruan e kam infermiere. Aleksandri është djalë shumë i ndjeshëm. E kam zemrën e coptuar. Nuk më lënë që ta shoh. Nuk e njoh vajzën por një natë para ngjarjes më tha që kishte gjetur një vajzë të mirë",- u shpreh babai i shqiptarit. 

Në fund, babai i shqiptarit e mbyll fjalën e tij me: "Besoj në drejtësinë greke."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia