Vrasja e Ajshe Vatës, mbyllet dosja,
Shaban Norja në gjykatë

Vrasja e Ajshe Vatës, mbyllet dosja, <br />Shaban Norja në gjykatë
DURRES - Prokuroria e Durrësit mbyll dosjen për vrasjen e Ajshe Vatës. 18- vjeçarja shtatzënë u gjet e masakruar dhe pa kokë më 11 tetor në një tokë të djerrë, qindra metra distancë nga shtëpia e saj në fshatin Xhafzotaj të Shijakut. Trupi u gjet krejt rastësisht nga i zoti i tokës në një parcelë misri.

Dy ditë më pas policia arrestoi Shaban Norja, plakun 80 vjeçar banues në të njëjtën zonë, i cili pranoi se kishte kryer krimin. I moshuari kishte pasur lidhje intime me Ajshen që kur ajo ishte 14 vjeçe dhe kishte kryer krimin pasi nuk kishte pranuar të hiqte fëmijën. Prokurori i çështjes Sokol Nishani konfirmoi për Shqiptarja.com se dosja është depozituar në Gjykatën Shkallës së Parë të Durrësit. Ndërkohë gjykimi do të fillojë vitin e ardhshëm. Sipas organit të akuzës Shaban Norja ka kryer i vetëm krimin, duke hedhur poshtë dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.

VRASJA
Mesnatën e 10 tetorit, në një parcelë të mbjedhë me mistër në afërsi të banesës së viktimës, në Fllakë- Xhafzotaj, Norja kreu ekzekutimin e 18- vjeçares. Fillimisht e kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar duke i prerë kokën viktimës me sëpatë me qëllim që ajo të mos identifikohej. Koka u gjet e fshehur disa metra më larg, e hedhur në një kanal. Sipas tij Ajsha kishte kërkuar vetë ta vriste dhe t’i prisnin kokën.

Shaban Norja akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, ndaj personit shtatzënë si dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën