Vrasja e Azem Hajdarit, zgjidhet ngërçi me gjyqin e Izet Haxhisë

Vrasja e Azem Hajdarit, zgjidhet ngërçi me gjyqin e Izet Haxhisë

Izet Haxhia para gjykatës

Është përcaktuar trupa e re e gjyqtarëve për çështjen e Izet Haxhisë. Pas shkrirjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka zgjedhur tre gjyqtarë të rinj nga Apeli për Krime të Rënda. Emrat e tyre ende nuk janë bërë publik nga KLGJ, e cila është shfaqur e rezervuar deri më tani. Por pritet që emrat t'i përcillen Gjykatës së Apelit në Tiranë brenda ditës së nesërme.

Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Haxhia i icli u ekstradua në Shqipëri nga Turqia ku qëndroi për vite të tëra në arrati, kërkon nga Apeli i Tiiranës që të rihapë nga fillimi procesin gjyqësor që është bërë ndja tij, në mungesë.

Izet Haxhia nuk ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Hajdarit në shatator të vitit 1998. E po ashtu nuk ka pranuar asnjë nga gjyqtarët që janë aktualisht në Apelin e Tiranës. E caktuar më herët ka qenë edhe Fatmir Hajdari, gjyqtarja bashkëshorte e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, që bashkë me kolegë të tjerë të saj, nuk janë pranuar nga Haxhia. Fatmir hajdari dha dorëheqjen, ndonëse shorti e kishte përzgjedhur në trupën gjykuese.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhbllokuar edhe 184 çështje të tjera gjyqësore të mbetura pezull, duke ja deleguar gjyqtarëve të tjerë.

Raportoi për redaksinë e Shqiptarja.com gazetari Arsen Rusta

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 20/02/2019 15:09

    Mos skenoni gbjykime,varsesi eshte ne turmen e protestuesve,Madje kerkon hapur vrasje prap.Eshte Salihu(Berisha), qe pas Azemit ka vazhduar serine e vrasjeve,Gerdexcin e 21 Janarin 2011 e deri te Olldashi.Ndaleni,Do ndalen vrasjet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet