Vrasja e Balliut në Korçë/ Gjykata kthen dosjen në prokurori: Të rihetohet!

KORÇË- Dosja penale, që bën fjalë për vrasjen e Altin Balliut më 17 janar 2019 në Korçë, është kthyer për rihetime të mëtejshme në prokurorinë e Korçës. Vendimi është marë ditën e premte nga gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, e cila pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Edmond Shytko, avokatin e të pandehurit Mustafa dhe familjarët e viktimës Altin Balliu, ka konstatuar se hetimi i prokurorisë gjatë këtyre 6 muajve nuk ishte i plotë dhe, për pasojë, gjyqtarja ka vendosur të kthejë dosjen serisht për hetime shtesë. Në vendimin e saj, gjyqtarja Davidhi vlerësoi se prokurori i çështjes duhet të tërheqë aktet në prokurori, duke i lënë një sërë detyrash hetimore, si ripyetja e dëshmitarëve okularë, rivlerësimi dhe analizimi me përpikmëri i pamjeve filmike, që tregojnë momentin para dhe gjatë vrasjes së Altin Balliut, si dhe kualifikimin e një akuze të qartë në raport me veprimet kriminale që ka kryer i pandehuri Olger Mustafa.

“Shqiptarja.com” mëson se, gjatë seancës paraprake, avokati mbrojtës nuk ishte dakort me akuzën që kishte ngritur prokurori Shytko për “Vrasje me dashje”. Sipas avokatit, klienti i tij kishte vrarë Balliun në kushtet e tronditjes së fortë psiqike dhe me këtë hipotezë ai ka dalë para gjykatës me kërkesën që trupi gjykues të kalonte çështjen për gjykim për akuzën e “Vrasjes në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”. Por pamjet filmike që tregojnë momentin e vrasjes së Balliut flasin qartë se i pandehuri Mustafa ka vepruar me gjakftohtësi dhe është treguar këmbëngulës për arritjen e qëllimit të tij kriminal, duke u bërë faktor sulmi në tre episode. Tek moment i tretë ai vrapon me armë zjarri në drejtim të grupit të rinjve dhe hap zjarr në drejtim të gjithë personave, që dallohen në filmimin e një kamere, që ka regjistruar të gjithë skenën e krimit. Kërkesa e avokatit nuk është konsideruar si e drejtë nga gjyqtarja Davidhi, e cila, pasi studioi dosjen dhe dëgjoi kërkesat e palëve në proces, konstatoi se hetimi i kësaj vrasje kishte mangësi dhe për pasojë ka vendosur të kthejë çështjen për rihetime të mëtejshme në prokurorinë e Korçës.

Një ditë më parë “Report TV” zbardhi eksluzivisht pamjet filmike të momentit të vrasjes së Altin Balliut më 17 janar 2019 në qytetin e Korçës. Filmimi, i regjistruar nga kamera e një biznesi në Korçë, hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në ekzekutimin barbar të Altin Balliut nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si “Geri Muçi”. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report TV” tregojnë rrethanat ordinere se si është kryer kjo vrasje në Korçë. Siç shihet në pamje, grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime është me xhupin e kuq, ka qënë në rrugë dhe me një sjellje krejt normale. Pasi shokët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe takohen, Altin Balliu dhe katër shokët e tij hipin në makinën Benz dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore dhe larguar në banesat respektive. Teksa shohim pamjet filmike, dallohet qartë se pikërisht në këtë moment afrohet një automjet tip “Golf 5”, që drejtohej nga Olger Mustafa. Nga verifikimet që ka bërë Report TV, rezulton se ky person, Olger Mustafa, në këtë moment duhet të ndodhej në banesën e tij, pasi një vendim i datës 30 nëntor 2017, i marë nga gjykata e Korçës, e urdhëronte Mustafën të qëndronte në shtëpi dhe të merte kontakte me shërbimin e provës. Por ky vendim i gjyqtares Flojera Davidhi nuk është zbatuar kurrë nga shërbimi i provës në Korçë, i cili as nuk është munduar të regjistrojë çështje për Olger Mustafën, me argumentin se nuk i kishte mbëritur zyrtarisht vendimi gjyqësor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh