Vrasja e biznesmenit Kotorri
pista kryesore: Konflikti për truall

Vrasja e biznesmenit Kotorri<br />pista kryesore: Konflikti për truall
TIRANE - Një konflikt për truallin ku biznesmeni Hikmet Kotorri ka qënë duke ndërtuar një kompleks ndërtimi në zonën e Dajtit, është pista kryesore ku policia krimianle është duke hetuar rreth vrasjes së dy ditëve më parë ndodhur në rrugën “Besnik Sykja” në Tiranë.

44-vjeçari, dyshohet se ka për disa kohë në konflikt me pronarët e truallit dhe për pasojë ka shumë gjasa që ata të kenë vendosur eleminimin fizik të tij. Por pavarësisht këtyre dyshimeve, oficerët e policisë nuk kanë asnjë provë që të shërbente si indicie për thellimin akoma dhe më tepër të hetimeve. Prej 48 orësh, agjentët e policisë dhe prokurorët janë marrë më tepër me anën procedurale të adminsitrimit të provave në dosje, se sa me gjetjen e personit konkret që ka qëlluar plot shtatë herë në drejtim të Hikmet Kotorrit, teksa ky i fundit ishte duke hyrë në pallatin e tij. Ndërkohë që veç pistës së konfliktit të pronësisë, burime pranë grupit hetimor sqaruan për gazetën Shqiptarja.com, se një pistë tjetër është dhe ajo e vrasjes së ndonjë borxhi të pashlyer apo mos pagesës së ndonjë gjobe financiare, të vendosur nga persona me precedentë penalë.

Të gjitha këto pista tashmë janë duke u hetuar me imtësi nga ana e policisë dhe prokurorisë, por për 48 orët e para, të dy këto institucione nuk kanë qënë në gjëndje të dalin me një emër konkret. Gjatë hetimeve, mbi 15 persona janë shoqëruar në ambjentet e policisë, por që në fakt asnjëri prej tyre nuk është ndaluar si person i dyshuar.

ATENTATI I DESHMITARIT

Hikmet Kotorri, kishte krijuar një kompani të sukseshme në fushën e ndërtimit të pallatave, ku më tepër aktivitetin e tij e kryente në zonën e Dajtit, por edhe Unazës së Re. Nëpërmjet kompanisë “Kotorri SL”, 44-vjeçari kishte mundur të ngrinte dhjetëra pallate në këtë zonë. Suksesi, duket se u zbeh pikërisht në muajin Mars, kur ortakut të tij shtetasit Leonard Picari, i është vendosur një sasi e konsiderueshme tritolli në prapakolpin e makinës së tij tip “Benz” me targa AA 303 DK, ku në këtë atentat mafioz mbeti i plagosur shtetasi 27-vjeçar Leonard Picari. Pikërisht për këtë ngjarje kriminale një muaj me parë, viktima 44-vjeçar Hikmet Kotorri është thirur nga ana e policisë së Tiranës, për të dhënë sqarime rreth konflikteve që kanë pasur dy ortakët gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit të ndërtimit. Nisur nga kjo situatë, 44-vjeçari ka dhënë deklarimet e tij, ku ka treguar “fërkimet” që ka pasur me persona të ndryshëm, por që nuk ka dhënë detaje që do të provonte se ata mund të ishin, personat që kishin vendosur sasinë e eksplozivit në makinën e ortakut të tij. Ndërkohë që gati një muaj pas dhënies së dëshmisë në polici, Hikmet Kotorri është qëlluar me katër plumba, pistolete duke mbetur i vdekur në vend, për shkak se njëra nga predhat e ka prekur në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:20 të mbrëmjes së të dielës, kur Kotorri sapo kishte ardhur nga qyteti i tij i lindjes Përmeti, dhe po ecte në rrugë për të ngjitur shkallët e pallatit të tij, për t’ju bashkuar familjes.

TRE PERSONA NE KRIM
Katër plumba nuk e kanë lejuar biznesmenin e ndërtimit të takojë familjarët e tij. Mendohet se tre persona kanë marrë pjesë në pritën e organizuar në hyrje të pallatit, ndërkohë që një i vetëm ka qëlluar me armë zjari mbi biznesmenin e ndërtimit. Nga dinamika paraprake e hetimit, policia pohon se një person ka qëndruar në distancë nga hyrja e pallatit, ku dhe ka njoftuar me telefon apo me mjete të tjerë, bashkëpuntorët e tij, se në drejtim të tyre po shkonte objektivi. Pas këtij njoftimi, të dy personat janë pozicionuar në një vend ku nuk binte drita, dhe se prej andej njëri prej tyre ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur në vend 44-vjeçarin Kotorri. Krismat e armës kanë alarmuar banorët e lagjes, të cilët kanë dalë me shpejtësi jashtë, por nuk kanë mundur të shohin asnjë person në rrugë. Aktualisht, katër gozhojat e gjetura në vendin e krimit janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, me qëllim ekzaminimin e tyre.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete