Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, u mbajt në vëzhgim 1 javë! Kamerat fokusuan një person me veshje të njëjtë si autori! Dëshmitë e punonjësve: Na tha 'si kaluat' dhe e qëlloi

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 jave për ta ekzekutuar. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shëngjin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit "Coral" në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.

Por për shkak të skafandrës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti person që ka kryer krimin e rëndë. Përgjatë dy ditëve janë kryer një sërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjeje asnjë prove që mund t'i shërbeje zbardhjes së ngjarjes. Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrasës me pagesë ka bashkëpunuar dhe më persona të tjerë që e njohin mire zonën për të kryer krimin, ndërsa është treguar i kujdesshëm dhe profesionist duke mos dëmtuar asnjë person tjetër që ishte brenda lokalit në momentin e ngjarjes.

Roja i sigurisë që është një prej dëshmitarëve tregon se autori erdhi sapo biznesmeni u ul në tavolinë dhe teksa po qëndronte jashtë, i tha vetëm 'largohu'. Ndërsa banakieri që ka parë vrasjen nga afër tregoi se fjalët e vetme të autorit ishin 'si kaluat' dhe nxorri armën për të qëlluar drejt Nikulajt.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Vrasja vijon të mbetet pa autor, ndërsa viktima i cili ishte një person mjaft i njohur në zonen e Lezhës u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore bëhet me dije se krahas qindra të qindra qytetarëve dhe të afërmëve, kanë qenë të pranishëm qindra qytetar si dhe politikan në nivel lokal dhe qëndror.

Report Tv siguroi dje VIDEON e momentit tronditës të vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Sikurse duket në video autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn e më pas largohet. Një detaj shumë i rëndësishëm që tregon se vrasësi është super profesionist është edhe fakti që autori qëllon me armë me dorën që nuk kishte vendosur një dorezë, ndërkohë që në dorën tjetër që e ka përdorur për të hapur derën edhe në hyrje, edhe në dalje, ka vendosur dorezë për të mos lënë gjurmë ose mund të ketë pasur një dorezë nga ato model kirurgjkale që lejon lëvizje me pistoleta.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët. Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës. Pikërisht në fshatin Gjadër, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër. Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Vrasja e Ardian Nikulaj, dëshmitarët: Autori erdhi sapo biznesmeni u ul në tavolinë, më tha ‘largohu’! Kur arriti te banaku tha ‘si kaluat’ dhe qëlloi me armë

 

Janë zbardhur dëshmitë e rojës dhe banakierit të lokalit, ku ndodhi atentati me armë zjarri në Shëngjin ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj.

“Isha brenda lokalit dhe po përshëndeta pronarin Ardianin i cili sapo kishte ardhur dhe u ul në tavolinë. Në ato momente erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.

Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.

“Rreth orës 13 e 27 minuta unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.

Ora 12:00
FOTOLAJM/ Ekzekutimi i Nikulajt në Shëngjin, tjetër pamje e autorit! Këtë herë duken pak edhe sytë

1682070974_finalprojekt.00015816.Still033.jpg

Report Tv ka siguruar një tjetër foto të autorit që ka ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj, teksa po shkonte për të kryer vrasjen. Ndryshe nga fotoja e publikuar ditën e vrasjes kur ishte me shpinë, këtë herë pamja është shkrepur përballë dhe shquhen pak edhe sytë e vrasësit. 

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doda: 21/04/2023 18:02

    Sot ishte 10km blloku rruga lezhes se po dilte xhenazja e Ardianit. Kishte 2 mije veta ne mort. Rames i duhet 4 vete si puna ktij dhe fiton 20 deputet ekstra. Dmth edhe i vdekun ky sot ja nxiu jeten miletit qe po udhetonte ne ate aks. Imagjino kur ishte gjalle

    Përgjigju
  • Ku do mbytesh: 21/04/2023 14:50

    Po tash qa don me ba o Pjerin Ndreu? Shpejt shkove ne ngjarje demek i shqetsum. Po si vritet kokkra malcorit per zgjedhje more gjakprishun?

    Përgjigju
  • Tata: 21/04/2023 14:43

    Dorezat latex nuk duken

    Përgjigju
    • Don Joni: 22/04/2023 00:58

      Dorezat latex zoteri lejn shenjat

    • Polic #: 21/04/2023 15:43

      Vetëm të majtën ka me dorezë, të djathtën jo sepse nuk rrëshqet dora kur merr pistoletën në xhep...

  • Ani: 21/04/2023 13:34

    Po te shikoni pamjet me kujdes ai hap deren me dore pa patur dorashka .Kaq te veshtire e paska policia ta identifikoj nga shenjat e gishtave qe i ka lene ashiqar fare ne dorezen e deres.

    Përgjigju
    • Baba: 21/04/2023 17:59

      Kot nuk je ba polic ti mor djale. Ky vrasesi edhe pa kapele e maske edhe pa doreza e jelek edhebpa breke te ishte me keto polic e polici qe kemi ne skane shance me te kap. Ky do ishte kap po e a kishte lane goma motorrit ose po te kishte harru prezervativin ne lokal pasi e shpoi ate trimin

    • Alb: 21/04/2023 17:30

      Seshte i rregjistruar ne kartelat e policis ose eshte vrases i ardhur nga jasht pse po pate shenjat e gishtave u zgjidh gjithcka

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet