Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët që ndihmuan në ekzekutimin e babait të dy fëmijëve

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët që ndihmuan në ekzekutimin e babait të dy fëmijëve

Biznesmeni i ekzekutuar, Fatmir Ara

Policia italiane ka arrestuar dy bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali, Fatmir Arës, i cili u ekzekutua të dielën e 4 shtatorit në zonën e Vaude të San Carlo Cabavese.

Siç raportojnë mediat në Itali në pranga ka rënë një 30-vjeçar  Andrea Fagnoni dhe një grua 44-vjeçare, Barbara Osella Ghena. Biznesmeni shqiptar dyshohet se u vra me tre plumba në fytyrë. Davide Osella, i cili pranoi krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen.

Dy të dyshuarit u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, ndërsa u morën në pyetje nga prokuroria. Ndaj tyre rëndojnë akuza për bashkëpunim në vrasje me paramendim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të vrasjes.

30-vjeçari, i cili pranoi krimin, ka ndryshuar disa herë versionin e tij, duke folur për motive personale, më pas për një borxh, drogë dhe në fund për një sherr të lindur nga një çështje pune.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

Përveç përfshirjes së tij në trafikun e drogës, Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.

 

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale