Vrasja e djalit të doktorit në Vlorë për Bajram, autorët dyshonin se spiunonte palën kundërshtare

Viktima, Kristjan Breshanaj

Vrasja e Kristjan Breshanaj që tronditi Vlorën kur po agonte dita e Fitër Bajramit, vijon të jetë e paqartë për policinë dhe prokurorinë e Vlorës. Po mbushen 48 orë nga ndodhja e ngjarjes, oficerët e policisë kanë shumë dyshime të paqarta, mbi mënyrën dhe shkaqet e ndodhjes së këtij krimi të rëndë. Breshanaj, kishte vetëm tre muaj që qëndronte në Vlorë, pasi ishte deportuar nga Belgjika.

Padyshim marrja e informacioneve nga policia belge, do të ndihmonte policinë e Vlorës të qartësonte hetimet dhe dyshimet mbi rrethanat dhe shkaqet e kësaj vrasjeje. I riu nuk ishte i skeduar ndonjëherë nga policia e Vlorës për ndonjë ngjarje, dhe kjo e bën akoma më të vështirë ngritjen e një piste konkrete për të verifikuar se kush mund ti ketë shtyrë autorët, për të kryer këtë vrasje mafioze në qytetin e Vlorës. Anëtarë të grupit të hetimit thanë në kushte anonimati se Breshanaj, mund të jetë ekzekutuar nga anëtarët e një grupi në Vlorë, të cilët besohet se kanë dyshuar se ai ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë. Pas kthimit nga Belgjika, Breshanaj shpeshherë qëndronte në disa kafene, që ndodhet shumë afër një kompleksi banimi në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Pikërisht në këtë kompleks është zona e influencës së një grupi kriminal në qytetin e Vlorës dhe nisur nga këto rrethana policia ka ngritur dyshime të bazuara në informacione operative, se anëtarët e grupit kriminal, mund të kenë dyshuar se prania e shpeshtë në këtë zonë e Breshanaj, çonte prej tij informacione tek krahu tjetër kundërshtar.

Ngatërresa, thonë burimet policore mund të ketë ndodhur për shkak edhe të mankthit të anëtarëve të grupit, se rivalët mund t'i godasin me një atentat të mundshëm. Ky mund të jetë shkaku që anëtarët e grupit ta survejojnë dhe ekzekutojnë shumë pranë shtëpisë, në një atentat mafioz dhe pa shumë zhurmë, Kristjan Breshanaj. Ky i fundit është qëlluar me 4 plumba në trup, nga një kallashnikov me silenciator, ndërkohë autorët janë larguar duke braktisur automjetin BMË të djegur. Breshanaj, ishte djali i një familje të rregullt në qytetin bregdetar dhe babai i tij, Edmondi është doktor në spitalin e Vlorës.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare me lista të hapura?

Komento

Komente

  • Vitore Ramkja: 27/05/2020 18:35

    Kur te shohim politikanet qe kane 30 vjet qe u pasurun duke vjedh Shqipetaret do te permbush pritshmerin reforma ne drejtesi ...sa koh qe shoh ne ekran hajdutet nuk besoj te asnje lloj reforme

    Përgjigju
  • BANUSHAJ DASHAMIR: 27/05/2020 14:09

    Cdo gje te kete bere smerete jeta e nje njeriu,dhe mos ja idhni fajen qeveris pore njezeve se sduan te ndryshojne duan te jetojen keshtu ne njerim ne pa siguro ne cdo vende te botes ndodhine vrasiet viedhie perdhunime por ka shtete ka ligje ke tu tek ne ka vetem Maliq prandaje duhet bere nje refrektim dhe te dini se cfar doni liri demokraci o njerim e jo te drejta x njerin ju shqiptar e keni ne dore.mos Rini duke justifikuar se sju beson njeri me.

    Përgjigju
  • Qorrat e Toto Qorrit: 27/05/2020 08:04

    Ça behete keshtu mor vlla spo marime vesh çbehete u meruam

    Përgjigju
    • forever: 28/05/2020 09:11

      zzzzzzzzzz

    • Armando nga dukati: 27/05/2020 11:03

      Skeni par gje akoma

  • Avdul: 26/05/2020 23:57

    Fain e ka shefi i rendit dhe kryetari i bashkise se me keto banda kriminale passtrohen parat

    Përgjigju
  • Fredi=Covid: 26/05/2020 22:17

    E hengert mortja policine e Vlores. E dine gjithe bota kush I ben kto gjera tani ne Vl: Nadir Ferko-Dirushi,Ervis Matodashaj-Çoke Qorri, Altin Sejdiraj i njojtur si Piriminxhi. I mbyllni dosjet me shpejt se ci hapni

    Përgjigju
  • Denis: 26/05/2020 22:14

    Ngushullime Familjes nje nga familjet me te mira te Vlores

    Përgjigju
  • Tomi: 26/05/2020 16:07

    Ngushellime te sinqerta familjes! Babai shum njeri i mire. Zoti ju dhent force!

    Përgjigju
  • Kurioz: 26/05/2020 14:58

    Doqja festa cipuri jan çam ?? Tori dukatit a ishte ne band me keta dhe gaxhan ?? Buzderi esht shok me keta dihet . Po Edisonin kush e vrau sakt doqja me buzderin???

    Përgjigju
  • Vlore: 26/05/2020 14:39

    E shkuara mbetet e shkuar por keta palo prokurore spo dine ca te bejne se do plasi e ardhmja me keq ne Vlore Kane dale Viktori dhe Kunati i Zanit. Ushtaret e '97

    Përgjigju
    • Me e ditur: 26/05/2020 17:00

      Kush esht kunati I zanit? Si è ka emrin dhe ka qene bande me zanin app nuk esht I forte ne vlore?

  • Vlonjat i ri: 26/05/2020 12:21

    Mos e shani vloren .Ka probleme si gjithandej por mos haroni se ka njerez temire dhe shume te mire.shprehjet i kane pak te ashpra por jane me pak dinak se te tjere.

    Përgjigju
    • Kuç: 26/05/2020 14:09

      Nuk na nevojiten! Ajo qe na duhet eshte rendi e siguria. Eshte bere jeta e padurueshme në Vlore na mutrit

  • Selenice: 26/05/2020 09:59

    Veteme Enveri bëri zape lapet minje!

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/05/2020 09:27

    Si mund të dyshohet se ç farë dyshojnë kriminelet kur nuk dihet se kush janë ata?!

    Përgjigju
    • Ramdan: 26/05/2020 10:06

      Po vk futja kot bej lajme policia shoqeron Popuj kot se di ne vlore jetoj po sdi te ken shoqeruar ndonje ca ndryshon thuaj qe keto pasojat e 2016 ae e lan vloren 20 vjet mbrapa ptob eshte se do spastruar policia jan kok e kemb te mbytyr ne zullumet e ketyre bastardve qe kan mar peng nje qytet te ter

  • Armando dukati: 26/05/2020 09:22

    Pritet ndeshje cmaet me dukati dihet fiton dukati

    Përgjigju
    • Karderi: 26/05/2020 22:12

      O laro leri njerzit se ka hallin e tyre aty nuk eshte dukati dhe Cameria se dukati e priti Camerin po njerzi kan hallet e tyre se i szuri tani po ti do jesh nga koker dhiari po fshat nga ata legenat aty nuk jan ne sher 2 raca po 2 fise leri njerzit ne hallet e tyre

  • vjeshta: 26/05/2020 05:44

    Pse nuk e beri doktorr si veten i jati?!Femijeve nuk duhet vetëm tu shpiesh buken në shtepi,por edhe ti edukosh!

    Përgjigju
    • Moisi: 26/05/2020 13:02

      Te dy prinderit jane model ne vlore.Mos I paragjykoni.Atyre ju permbys bota.

  • Iris: 26/05/2020 02:44

    Perse viktima u debua nga Belgjika,duhet nje hetim per jeten e tij atje.

    Përgjigju
    • Vlora: 26/05/2020 10:21

      Po irisi e di un ca ka ndodh ka kaluar te vizat e bardha me semefaor te kuq belgjik

    • Vlora: 26/05/2020 10:02

      Vlora kjo irisi do jet nega ato te rillindijes do ket rilindur nga posht tavolines ik moj bajge idiote Tjetri tu vra ne vlore te nisim ca bente belgjik merej me kurva apo merej mall zot na ruajtsg c mban ky vend vlora eshte be si betklani i el chapos meksik ska byth te preki njeri cdo preki han ne nje kusi

    • Labi: 26/05/2020 09:18

      Ca thua irisi ashtu duhet hetim pse kish kaluar ditet apo kish kerkuar azil e me det ky vend ne themi ja ujku ju thoni ku jan gnurmet pordhicia e vlores duhet hetim qe jan per burg te gjith kush jeton ne vlore e. Di shum mir ca behet

  • xXx: 26/05/2020 00:49

    Shumë gjynah në lulen e rinis...Në qoftë se është e vërtet këto që thotë gazeta është shumë e rëndë.Se duket sikur thjesht po jep një informacion për dikë por është njësoj sikur ke shkrepur armën për ta vrarë atë që po survejon...Pastaj futet ne lojë ligji xhunglës...Mjerë familja që do vuaj gjithë jetën...Dhe të mendosh që gjithë kjo histori ka nisur për një fener makine...

    Përgjigju
  • Fredi=Covid: 25/05/2020 23:48

    Mos shkoni nga Belgjika ne Vl se u marrin per ushtare te buzderrit. Grupi i faqedjegurit s u len te bini ne toke

    Përgjigju
    • El chapos: 26/05/2020 15:00

      Po kush esht gruppi i faqedjegurit. Tashi qe faqedjeguri nuk esht gjalle kush I ben kto vrasje. Kush komandon ne Grupin e tij

    • Çolet: 26/05/2020 14:11

      Ik more gomare!

    • El Chapo: 26/05/2020 11:59

      Vazhdon lufta per te marre Vloren midis Sokol Buzederrit dhe Faqedjegurit ramet paste!!

  • Mos se esh gjynjaf: 25/05/2020 22:57

    Ca do qe tket bere,prap falet,Titi nji dajak,gabime bejn te gjithe. NUK vritet nje djal kaq i ri,pa' shijuar asgje.do ju vij ora edhe ju qe hapni panik ne popull.ka zot lart

    Përgjigju
  • Sokoli: 25/05/2020 22:40

    Normale plas kallashi ne mes te dites ku duan te sin ku ven plumbat

    Përgjigju
  • taku: 25/05/2020 21:23

    shkaterroni grupet ne vlore se i di I gjith populli, se nuk Jan te pathyeshem me shtetin shpejtoni te behet ky vend

    Përgjigju
    • Kush jane: 26/05/2020 00:52

      Kush Jane grupet ne vlore qe e kan3 vra kete te shkretin?

  • Rrapo: 25/05/2020 21:06

    As te maresh e as të japësh në Vlore, as djem e as vajza, madje me mirë të mos shkosh kurrë atje!

    Përgjigju
    • Rrapo: 26/05/2020 09:22

      Dmth meqenese qenka vetem për vlonjatet ju martoheni me kushurirat tuaja?

    • Vlonjati: 26/05/2020 06:23

      Rrapo me mir Vëlla që nuk jep dhe smer ne Vlor se Vlora esht vetem per Vlonjatët...

  • Shaban: 25/05/2020 21:00

    po ne si turista a rrezikojme nga ky mankth i grupeve kriminale ne vlore???

    Përgjigju
    • Gjeço: 26/05/2020 09:31

      Shaban, ke të drejtë! Shaban djali qe ka komentuar me poshte në vend që të thotë qe Vloren e kthyen në Honduras vetë vlonjatet, akuzon komentuesit. Kjo eshte të kesh 7 bythe e ti shqyesh te shtata.. vlonjatet e sollen Vloren në kete gjendje qe turistet të dyshojne për të mos ardhur.

    • Miri: 26/05/2020 09:18

      Shaban, po, sa me larg aq me mire, vend i keq për turistin, mos harro Kokdhjemen ci bëri spanjollit..

    • Toni: 26/05/2020 09:11

      E shum ta do hash nje plumb ne sumatriqe

    • Shaban djali: 25/05/2020 22:03

      Mos ki merak shabe se e ka zgjidh rama ska turizem kete vit ri i qete.e bet vloren si hondurasi e dine ata ke vrasin e presin smerret njeri me popullin e thjeshte.

    • Shabani: 25/05/2020 21:48

      Ik Në Vlorë Shaban dhe bëjë qejf, ska njeri punë me ty.



×

Lajmi i fundit

John

Auron Tare publikon dosjen e Camajt, Autoriteti për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nis hetimin administrativ