Vrasja e babë e bir në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun pasi nuk janë arrestuar

Vrasja e babë e bir në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun pasi nuk janë arrestuar

Ardian Çapja dhe Florenc Çapja

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. 

Sakaq  Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason