Vrasja e dyfishtë në Laç, mjeku kuptoi që ishte plagë plumbi: Era korrupsion, të ndryshohet prokurorja! Zbulohet identiteti i rremë i Lamajt në spital

TIRANE-Mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës në rastin e Eduart Lamajt, Viktor Marku dhe Besim Lama, kanë kërkuar përjashtimin e Prokurores Arjola Prenci nga dosja dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër. Në kërkesën e tyre për zëvendësimin e kësaj prokuroreje ata shprehen se veprimet e saj në raport me klinikën "Amavita "qelben" era korrupsion.

Mjekët në kërkesë argumentojnë se kanë mësuar se Arojla Prenci "qenka bashkëshortja e ish-Prokurorit të Pukës Pëllumb Prençi i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion" shprehen mjekët.

Në këto kushte, duke qenë se kanë humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur kanë kërkuar zëvendësimin e saj. Gjithashtu burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se të dyshuarit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre avokat Arbër Hoxha dhe Dritan Metani kanë depozituar ankimet përkatëse duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se Eduart Lamaj, njeriu që akuzohet për vrasjen e Bujar Hasanit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), ishte prezantuar me një emër tjetër në ambientet e spitalit privat “Amavita”. Lamaj u prezantua si Veri Pëllumbi, duke marrë të dhënat personale të një personi nga Skrapari, por që është banues në Tiranë.

Një fakt të ndryshimit të emrin e ka vërtetuar kartela mjekësore, e cila është sekuestruar nga policia e Laçit, ku është evidentuar se personi që kërkonte policia kriminale për ngjarjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, ishte regjistruar në spital me kartelën mjekësore me emrin Veri Pëllumbi, i biri i Zefit dhe Lenës.

Në kartelën mjekësore doktorët Besim Lama dhe Viktor Marku, kanë konstatuar nëpërmjet grafive dhe skanerëve se brenda këmbës së dëmtuar, Eduart Lamaj, kishte mbetje metalike të plumbit, duke dyshuar menjëherë se nuk kishin të bënin me një thyerje këmbe por me një sulm me armë, të kryer disa ditë më parë.

Sipas gazetarit Elton Qyno mjeku Viktor Marku pasi ka konstatuar se plaga kishte ardhur si pasojë e plumbit dhe jo ashtu sikur deklaroi Lamaj ka tentuar që të komunikojë në telefon me administratorin e spitalit 'Amavita' për ta vendosur në dijeni, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Vetëm doktori kirurg i spitalit të Traumës, ka qenë personi i parë që ka marrë kontakt me njerëzit e Eduart Lamaj, por ai ka treguar se ishte telefonuar nga një person i quajtur “Tani”,por dëshminë e tij në polici, mjeku më pas e ka ndërprerë, duke mos dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm. Report Tv dje publikoi pamjet e momentit që tregojnë se në spitalin privat, Eduart Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët (shiko këtu).

Kërkesa e Viktor Markut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë