Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, lihen në burg autori, 2 djemtë e tij dhe kushëriri

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Altin Kukën, autori i vrasjes së dy vëllezërve Kurtaj në Kurjan të Roskovecit më 10 shtator. Po ashtu, gjyqtarja Gladiola Bregu ta vlerësuar të ligjshme masën arrest me burg edhe për dy djemtë e autorit, Ervis Kuka, Emaurisio Kuka, si edhe për bashkëpunëtorin tjetër Tomor Zyka, 67 vjeç.

Ata mbërritën sot, 13 shtator, në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, ndërsa edhe Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg.

Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

SI ndodhi vrasja

Një grindje që ka nisur midis fëmijëve ka përfunduar me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur midis fëmijëve.

Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërkohë, 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024:
Viktimat dy vëllezër:
-Lavdimir Kurtaj 46 vjeç
-Gramos Kurtaj 52 vjeç 
Të arrestuarit:
-Altin Kuka, 49 vjeç, autor i dyshuar
-Ervis Kuka, 21 vjeç, djali i autorit
-Emaurisio Kuka, 18 vjeç, djali i autorit
Tomor Zyka, 67 vjeç

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim