Vrasja e grave alarmon Kuvendin, deputetët: Ndryshime urgjente në Kodin Penal, deri në 10 vjet burg vetëm për dhunë 

Vrasja e grave alarmon Kuvendin, deputetët: Ndryshime urgjente në Kodin Penal, deri në 10 vjet burg vetëm për dhunë 

Dy viktimat e fundit Hajdie Tosuni në Durrës dhe Esmeralda Filopati në Rrëshen

Dhuna fiziko-psikologjike dhe vrasjet në familje gjatë javëve të para të këtij viti, ku kryesisht viktima janë gratë, ka alarmuar deputetet e Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu ka kërkuar që të miratohen me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vjet burg për burrat që ushtrojnë dhunë në mënyrë të përsëritur në familje. “Do të doja të shtoja edhe një shqetësim tjetër të cilin e kam personal, ku nisur nga ngjarjet e fundit që po ndodhin, referuar më saktë ngjarjes së Durrësit me vrasjen e një gruaje të re. Ngjarje të tilla kohët e fundit janë bërë shumë shqetësuese. Në këto kushte brenda edhe mundësive, propozimi i një grupi deputetësh të komisionit të Ligjeve për ndryshim në “Kodin Penal” në lidhje më dhunën ndaj gruas, të kalojë në mënyrë të përshpejtuar”, ka pohuar deputetja Spahiu.

Por, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se këto ndryshime nuk mund të shqyrtohen dhe miratohen me procedurë të përshpejtuar, për shkak se miratimi tyre bëhet me 84 vota. “Është ligj më 3/5 pra shumicë të cilësuar dhe nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Do të ndjekë procedurën parlamentare, dy javë nga depozitimi. Depozitimi i saj është bërë në datë 20 janar. Sapo të vijë në afatet që ka Rregullorja menjëherë e kalojmë pasi vetëm dy ndryshime janë”, ka pohuar Manja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të gra nga burrat dhe ish-burrat e tyre. Ngjarjet kanë tronditur edhe një herë opinionin publik. Në 20 janar të këtij viti, dy deputet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni kanë depozituar tre nisma ligjore në Kuvend, për të rritur ndëshkimin e dhunës në familje, me qëllim për të evituar edhe vrasjet.

Njëra nga nismat, që ndryshon Kodin Penal, parashikon deri në 10 vjet burg për burrat përsëritës që ushtrojnë dhunë. Konkretisht, nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht. Me burg dënohet edhe presion psikologjik ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale. Kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, personi i akuzuar dënohet nga dy deri në 10 vjet burg. Nëse këto ndryshime do të ishin në fuqi kur u dënuar Fatmir Kolecaj, ish-gruaja dhe vëllai i saj sot do të jetonin. Fatmir Kolecaj, autorit të vrasjes së ish-gruas dhe vëllait të saj në Kodër Rrëshen të Mirditës, ishte dënuar me vetëm 10 muaj burg për dhunë në familje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 27/02/2020 03:18

    Te rikthehet denimi me vdekje,,amerika e ka,,te varen ne mes te qytetit,,,vret gruan e re me tre kalamaj,,,qeveria te nise nje aksion carmatimi...kush kapet me arme ne makine te denohet 20 vjet burg....

    Përgjigju
  • Loran: 27/02/2020 00:13

    Shyqyr u kujtu ky shtet i marun

    Përgjigju
  • Loku: 26/02/2020 20:01

    Po nese Gruaja dhunon Burrin sa vjet Burg!?

    Përgjigju
    • Dranja: 27/02/2020 06:00

      Ligji te jete njisoj si per burrin e per gruan , cfare ka ketu per te pyetur ?

    • Kafsha: 26/02/2020 21:58

      Loku mos rri në kompiuter por ndihmo gruan, laj shpelaj gatuaj etj qe ajo të shtrihet me ty me deshire dhe jo nga angaria se e do ti. Yyyyyyt!

  • turi: 26/02/2020 19:22

    nuk ndihmoni me burgje o njerez te ligjit me demek Duhet strategji e re se na burgu qe e futi kete te cemundurin e vrau ky ate.Se me demek ju prek sedra e burrit Nuk duhet te ashoersohen po te rregullohen se punon 1 jete nje njeri dhe i hidhen krahet ne dete. Dhe ca prisni ne fund te ndodhin keto cmenduri. Do ndryshim stragjedie se ligjet jan shum te ashpera. Nuk e di po se rregullon me ligji kete pune.KETE PUN E RREGULLON FAMILJA DHE BASHKBISEDIMI. KETA JAN CMEND

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen