Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, Stresi i revoltuar me kolegët: S'kemi parë asnjë reagim nga ju! Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë, s'ju njeh njeri

Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, Stresi i revoltuar me kolegët: S'kemi parë asnjë reagim nga ju! Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë, s'ju njeh njeri

Stresi

Reperi Stresi ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçaren shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e maternitetin në Prishtinë. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, në një postim në Instagram Stresi thotë se burrat nuk vrasin gratë. Po ashtu shpreh revoltë për kolegët e tij që s’kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë.

“Ngushëllimet e mia familjes. Ahhh moj e shtrenjta kosovë Edhe sa do vuash. Burrat që janë burra nuk vrasin gra po ti meriton ligjin me t’var ne litar para Prishtine more i pabesë.

E di që ju ( vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Sa nalt se i m*t t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, ka shtuar ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Me dy krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte', mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë dhe për pasojë janë arrestuar nga policia. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në facebook, ku ka deklaruar se duhet të dorëhiqej i gjithë zinxhiri i personave të papërgjeshëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar rastin e rëndë. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë