Vrasja e ish- policit në Selitë, arrestohet bashkëpunëtori i vrasësve

Vrasja e ish- policit në Selitë, arrestohet bashkëpunëtori i vrasësve

Arben Bilali

TIRANË- Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga vrasja e ish-policit Arben Bilali, në Selitë, është arrestuar një nga bashkëpunëtorët. Mësohet se në pranga ka rënë A. T (Xh), 47 vjeç. Sipas policisë, 47-vjeçari ka siguruar makinën e përdorur për vrasjen e ish- policit. 

Pas vrasjes në Tiranë autorët u larguan me shpejtësi duke tentuar që të djegin makinën me provat në Mjull të Bathores, por pavarësisht se e spërkatën me benzinë nuk arritën që ta digjnin, pasi policia arriti me shpejtësi.

Ish- polici u vra pas një atentati në zonën e Selitës, 20 metër larg nga shtëpia e tij. Bilali mori 7 plumba nga të cilët 3 në trup, ndërkohë më parë 2 vëllezër të Bilalit ishin vrarë pas një atentati, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010. Ky ishte atentati i dytë për Arben Bilalin, pas atij të majit të vitit 2010.

Atentati i parë ndaj Bilalit është regjistruar në gusht të vitit 2010, po në zonën e Selitës, ku i mbeti i plagosur. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për hakmarrje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria