Vrasja e ish-policit Bilali/ Ja si gjykata u kap me një detaj për ADN duke liruar Gjergj Cukalin nga qelia

Vrasja e ish-policit Bilali/ Ja si gjykata u kap me një detaj për ADN duke liruar Gjergj Cukalin nga qelia

Gjergj Cukali

TIRANE-Gjergj Cukali i arrestuar me bujë në maj si autori i dyshuar i vrasjes së ish-policit Arben Bilali fitoi lirinë me procedurë, pasi gjykata u kap me një detaj duke e nxjerrë. Gjykata e Apelit ka nxjerrë të paligjshme mënyrën se si është kryer analiza e AND-së për identifikimin e Gjergj Cukalit në vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Vendimi i marrë në 4 shtator 2019 me shumicë votash të gjyqtarit Alaudin Malaj dhe Albana Lluri, i ka dhënë lirinë Cukalit i cili u arrestua me shumë bujë nga policia e shtetit për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali.  Dy gjyqtarët që kanë dhënë ok për lirimin e Cukalit, Alaudin Malaj, Elbana Lluri kanë nxjerrë të paligjshëm procedurën e kryerjes së analizës së AND-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, duke e krahasuar atë me mostra të vjetra pështyme që i janë marrë këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë.

Po kështu dy gjyqtarët e mësipërm kanë nxjerrë “nul” edhe faktin se kqyrja e automjetit tip Benz që është përdorur nga autorët për vrasje, nuk është bërë në vendin ku është gjetur por mjeti sipas gjykatës është transportuar me karotrec në një garazh të policisë, aty ku është bërë dhe kqyrja e mëtejshme e mjetit.

Rrëzimi i këtyre dy provave të administruara nga policia e Tiranës ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Gjergj Cukalit, njeriut kryesor të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë së Tiranës Arben Bilali. I vetmi gjyqtar që ka qënë me mendim kundër nga Malaj dhe Lluri, është gjyqtari Gerd Shala,i cili ka dalë në pakicë duke votuar kundër lirimit të Gjergj Cukalit nga qelia. Nga ana tjetër prokurori i çështjes ju drejtua në 4 shkurt 2019 gjykatës së Tiranës se duhet të caktonte masën e arrestit në burg për të arrestuarin Cukali, pasi sipas tij një analizë ADN-je pështyme, e kishte identifikuar si të dyshuarin kryesor në këtë vrasje.

Prokurori i Tiranës i tha gjykatës se kampioni i pështymës së të arrestuarit Gjergj Cukali, është gjetur në një bidon uji plastik me mbishkrimin “Spring”, send ky që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale brenda në makinën që vrasësit kanë përdorur për tu larguar dhe që është gjetur nga policia në Bathore. Më tej prokurori parashtroi se kampioni i pështymës i marrë në bidonin e ujit është analizuar më mostrat e pështymës së marrë ndaj Gjergj Cukalit, kur ky i fundit është shoqëruar një herë në vitin 2018 në policinë e Tiranës, pasi ishte larguar nga vendi që i kishte vendosur gjykata për të qëndruar.

Rezultatet laboratorike të kryera nga policia shkencore kanë dalë të përafërta me pështymën që policia ka marrë në bidonin e ujit të sekuestruar në makinën e vrasësve me ato të mara Gjergj Cukalit. Nisur nga kjo provë, oficerët e policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit në muajin qershor Gjergj Cukalin, njeriun që njihet se ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit. “Shqiptarja.com” mëson se arrestimi i Cukalit nuk është bërë me urdhër të prokurorisë por me vullnetin e Policisë, e cila është bazuar vetëm tek prova e vetme e ADN. Duke u bazuar tek kjo provë, prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës që të caktonte masën e “arrestit në burg” për të arrestuarin.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Cukalit, Alban Bengasi, ka kundërshtuar ekspertizën e ADN së pështymës, duke pohuar se ajo ishte kryer në kundërshtim me procedurën ligjore. Avokati shtoi se makina është gjetur me vonesë nga policia në Bathore dhe para efektivëve të policisë, është provuar se brenda në makinë kishin hyrë banorë të zonës, të cilët jo qëllimisht kanë prishur provat. Njëherësh, avokati parashtroi në gjykatë, duke kërkuar një ekspertim të ri, duke i marrë kampion pështyme të freskët Cukalit dhe ti nënshtrohet ekspertizës së rregullt. Me këtë kërkesë ishte dakord dhe prokurori i çështjes.

Vrasja e Arben Bilalit
Arben Bilali u vra në datë 30 Janar. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, në fillim të vitit në zonën e Selitës u ekzekutua me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ishte 14:30 kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç u hap zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip "Mercedens Benz" me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja.

Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raku: 08/10/2019 14:47

    O WTF, eshe analiza e adn o nari.Normale qe te fusin ne burg.Gjyqtaret kontestojn faktin qe provat nuk jan marre ne vendin e krimit jo se prova esht peshtyma o shok.

    Përgjigju
  • emigranti: 08/10/2019 14:11

    te edhesh poshte dhe proven e ADN sepse e kane marre 2 ore me vone eshte absurde, po na bindin gjithnje e me shume qe sduhet te kthehemi me ne vendin tone

    Përgjigju
  • Berat: 08/10/2019 13:51

    Besoj se do mari dhe dem shperblim per burgun qe ka ber hahahahahahahahahahahahahha shtet kurve

    Përgjigju
  • WTF: 08/10/2019 13:26

    "mostra të vjetra pështyme që i janë arrestuar këtij personi kur është arrestuar" - Cfare behet ne Shqiperi, edhe peshtymen ta arrestojne, hahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet