Vrasja e Jurgen Kurtit, tabulatet rrëzojnë dëshmitarët: Olsi Qalliaj nuk ndodhej në Tiranë natën e krimit

Vrasja e Jurgen Kurtit, tabulatet rrëzojnë dëshmitarët: Olsi Qalliaj nuk ndodhej në Tiranë natën e krimit

Jurgen Kurti

TIRANE - Tabulatet telefonike që janë analizuar gjatë hetimit për vrasjen e menaxherit të VIP-ave Jurgen Kurti, kanë hedhur poshtë dëshminë e njeriut që e implikoi Olsi Qalliajn në vrasjen e Kurtit. Ky i fundit u qëllua për vdekje në 18 mars 2019 dhe për këtë krim, policia dhe prokuroria e Tiranës arrestuan Qalliaj si autor të dyshuar të vrasjes, Elsi Levendin dhe Alesio Berberin. Por dy nga të arrestuarit tashmë janë të lirë, ndërsa vetëm një mësohet se vijon të jetë në qeli.

Në fillim të tetorit 2019 tre gjyqtarë të Apelit Tiranë vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë për Olsi Qalliaj nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” me argumentin se prokuroria dhe policia e Tiranës nuk kishin sjellë prova bindëse që të vërtetonin implikimin e Qalliaj në ekzekutimin me disa plumba të Jurgen Kurtit. Sipas argumentit të gjyqtarëve Alaudin Malaj, Genti Shala dhe Elbana Lluri nga verifikimi i tabulateve telefonike që tregojnë vendndodhjen e Olsi Qalliaj më datën 18 mars 2019 kur dhe ka ndodhur vrasja në harkun kohor 22:08 deri në 22:15, nuk ka qenë në qytetin e Tiranës në rrugën “Zef Jubani”. Pra siç thotë gjykata, autori kryesor i kësaj vrasje Olsi Qalliaj nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ç’ka tregon se deklarimet e Elsi Levendit, që e implikojnë Qalliaj si autor të dyshuar të vrasjes, nuk përputhen me provat e administruara në dosje.

Sipas të vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë të vetmet lidhje mes ngjarjes së ndodhur dhe të arrestuarit Olsi Qalliaj, janë deklarimet e të arrestuarit tjetër në këtë ngjarje Elsi Levendi. Treshja e gjyqtarëve argumenton në vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë s:”… sipas tabulateve telefonike, vendndodhja e të arrestuarit Olsi Qalliaj më datën 18 mars 2019, gjatë ditës ka qenë në qytetin e Patosit dhe të Fierit. Kurse në orën 21:54 ka qenë në qytetin e Kavajës dhe në vazhdim në orën 22:10 në Sukthi i Ri në Durrës e më pas në 22:20 në zonën e Kasharit në Tiranë…”.

1553598550_jurgenkurti001.jpg

Jurgen Kurti dhe Olsi Qalliaj

Nga deklarimet që ka dhënë në prokurori Elsi Levendi, me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka shpjeguar se më datë 18 mars 19, rreth orës 18:00, ai është takuar me Klodjan Banen (Buxhuku) dhe pasi ka biseduar pak me të ai është larguar në drejtim të Stadiumit “Dinamo” dhe kur ka qenë në afërsi të sheshit “Willson”, atij i ka ardhur një mesazh në telefonin e tij nga një numër i paregjistruar, ku i thuhej: “…kalo pak te lagjja mbrapa Postës nr.8 dhe shiko mos shikon Jurgen Kurtin dhe më thuaj nëse e sheh këtë person…”. Ai i është përgjigjur duke i thënë se nuk e njihte, por atij i ka ardhur edhe një mesazh tjetër ku i thuhej: “…vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto…”. Më pas ai është ulur në një lokal me verandë për rreth një orë dhe duke qëndruar në këtë lokal për një moment ai ka parë që Jurgen Kurti ka dalë nga palestra dhe i ka dërguar mesazh numrit pa emër duke i shkruar: “…doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është ai personi…”. Në moment i ka ardhur një mesazh ku i thuhej: “…është një djalë i gjatë, i bëshëm…”. Pasi ai e ka shoqëruar me sy këtë person për disa sekonda dhe pasi ky person ishte larguar, ai ka dëgjuar disa të shtëna armë.

Elsi Levendi, në shpjegimet e tij ka sqaruar se pasi ka dëgjuar krismat është trembur dhe është larguar me këmbë para Postës nr.8, ka marrë një taksi, është ulur në sediljen e pasme dhe pasi kanë kaluar Kopshtin Zoologjik i ka kërkuar shoferit të ndalonte pasi donte të blinte cigare. Shoferi ka ndaluar, ai ka zbritur, ka blerë paketën me cigare dhe ka shkuar poshtë pallatit, ku i ka dhënë lekët shoferit të taksisë e më pas është ngjitur në banesë. Pas rreth 10 minutash i ka telefonuar Klodi Bane, i cili i ka kërkuar të zbriste poshtë. Ai ka zbritur, është takuar me Klodin, i cili i ka ardhur me automjetin “Audi A6”, me targë AA 301 RM. Ka qëndruar poshtë pallatit me të 5 minuta dhe më pas janë ngjitur të dy në shtëpinë, ku kanë ndenjur pak dhe më pas e ka përcjellë Klodin poshtë pallatit, i cili është larguar me “Audin” që erdhi. Me këtë mjet,Elsi Levendi shpjegon se e kishin shoqëruar në Polici atë ditë, pra më datë 25 mars. Levendi shpjegon se ditën e nesërme, më datë 19 mars, poshtë pallatit të tij ka shkuar Klodian Bane (Buxhuku). Ai i ka thënë se nëse donte të lëvizte me automjet, të merrte çelësat e makinës tip “Mercedes Benz”, me targë AA VN, të cilat ia ka dhënë. Ky automjet ndodhej i parkuar poshtë pallatit të tij, por që Elsi Levendi nuk kishte dijeni se kush e kishte parkuar. Me këtë automjet Levendi ka lëvizur nga mëngjesi deri pasdite, rreth orës 18:00, ku më pas e ka parkuar prapa Stadiumit “Dinamo” dhe çelësin ia ka dhënë Klodjan Banes. Po kështu, ai ka shpjeguar se nuk mbante mend numrin telefonik që i ka dërguar mesazhe, por mendon se mesazhet mund t’i ketë dërguar dikush i njohur nga shokët e tij, Klodjan Bane, Olsi Qalliaj ose Alesio Berberi. Automjeti “Audi” me targa AA 301 RM, është në pronësi të Olsi Qalliajt, ndërsa automjeti “Mercedes Benz E Class”, me targa AA 225 VN, është në pronësi të Klodjan Bane. Në vendimin e saj, gjykata e Apelit Tiranë thotë se gjatë këqyrjes së DVD-së së tabulateve tregon se Olsi Qalliaj nuk ka qenë atë ditë në Tiranë, por në Patos, Fier, Kavajë dhe në Kashar. Nisur nga ko situatë, gjykata e Apelit ka argumentuar se nuk qëndron dyshimi i arsyeshëm për të vijuar mbajtjen në qeli të Olsi Qalliaj, dhe për pasojë ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për tu paraqitur para oficerit”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alaudini: 05/11/2019 01:13

    Tabulatet mund te tregojne shume gjera, njelloj si me Arben Frrokun, po pamjet e kamerave qe e tregojne kete pisin Qalliaj prane vendengjarjes si i behet? Po qe e tregojne kamerat dhe kur ndrojne targat e mercedezit? Ku jane keto prova? Gazetari duhet te investigoje se cili biznesmen bandit nga Fieri ka investuar ne lirimin e ketij vrasesi. Urojme qe rradhen tjeter te marre pjese ne vrasjen e ndonje familjari te gjyqtateve qe e liruan. Turp

    Përgjigju
    • goni: 05/11/2019 10:33

      gjyqtaret e vetingut nuk u ngopen me miljonat e eurove qe kan kap po than kapim dhe ca kapim kto dit fundit .... kto duhet hetuar per cdo shkelje qe kan ber urgjentisht nga spaku dhe te futen ne burg per shkeljet e renda

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola