‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK. Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm. Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë: “Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”- tha Imeraj.

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”- tha Shullazi.

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”- tha Indrit Rusi.

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Në seancë ka dëshmuar edhe ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Agron Kuliçaj  ka folur në lidhje me një letër që ka marrë nga Luftar Reçi në 2008 për disa ngjarje kriminale, në Dibër, si dhe për trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

‘Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale. Për rastin u informuar prokuroja e Përgjithshme Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda.'- tha ka thënë Kuliçaj.

I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; Po e përmendte!

Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij i ka dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i hapi probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.  Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në 2005, ish-drejtuesi i policisë Agron Kuliçaj përballet në gjyq me Shullazin

1705321832_agronkulicaj.jpg

Po zhvillohet sot gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Në seancë dëshmuar edhe ish-drejtori i policisë Agron Kuliçaj.

‘Në 2008 Luftar Reçi më është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër si trafik armësh dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale. Për rastin u informuar prokuroja e Përgjithshme Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda.'- tha ka thënë Kuliçaj.

I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; Po e përmendte!

 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 16/01/2024 05:42

    ai i penduari ka thene gjera te verteta per vrasjen e lames ,,etj..ky grup duhet te denohet me burgim te perjetshem..te ishte enveri i varte per tre dite...

    Përgjigju
  • Iris: 16/01/2024 01:17

    /Si ka mundesi qe ju per 50 min.interviste,dolet ne konkluzione per te,kurse ne ketu 4 ore kur u ballafaquam s'arritem t'a kuptojme?!/-thote Shullazi.Ata jane eksperte me diplome per ate pune o Shullaz,e nxjerrin konkluzionin edhe brenda gjysem ore,po te bejne pyetje me specifike.Ju jo 4,por dhe 24 ore ballafaqim nuk do t'a kishit kuptuar.Po te kuptonit gje,nuk do te ishit aty ku jeni,ne shtepine pa qera,po do te shijonit jeten ne liri si gjithe bota.Sic i thone fjales/Koka ben,koka peson/!

    Përgjigju
  • Bobi: 15/01/2024 23:08

    Ju qe thoni tori mili.luli tani .jashtë e keni shum gabim.ktyre rpqqe përmenda me lart.te rrin aty ku Jan .se sju ka prek njeri fisin sic kërkonte shullaz legeni fisin.dhe i vrau xhajen ati bishës.po rrini urte legena.mos boni tifozllik me vrasjet.rrini urte

    Përgjigju
    • lali: 16/01/2024 00:07

      ore vertete e vrane keta vajdinin po vajdini kur i fuste ne dore keta digjohehsin ulerimar deri ne qiell! duke fillu nga ai krimineli i shallvareve eno shqypi, ervin borova, tan dajtin e lidhi e la ne mal 2 net ta hanin egersirat vazhdu pastaj me cukal ben drenoven rud ballukun dhe te gjithe lagjen e ketyre kriminelave harova bledin e rremes etj

  • Beni: 15/01/2024 20:09

    Ska pase nevoje per deshmitar kjo ceshtje se e dinin i bardhe e i zi Por i ndihmoi shteti mos te dilnin ne skene kto qe vrane vajdinninl Dhe po kto qe deshmojne sot kundra, po kto i mbrojten ne 2005 Tashi qe rane nga kali kto kaluan me palen tjeter e gjithe policia Dhe ish policia e prokurori gjykate se ato punuan kunder tr gjitheve I bene te gjithe armiq dhr detyrimisht e kane vendin ne kafaz si cdo kafshe qe spranon te sbutet.. sepse te tjeret u zbuten rrine ne kasollen e tyre..

    Përgjigju
  • Nuk esht: 15/01/2024 18:39

    Nuk esht nevoja per ta nxjer te pa sakt mendjerisht tani "deshmitarin" Neqoftese ne 2013 ka nje raport qe sishte mire mendjerisht, ajo mer perparesi (duhet te mari ne proces/shtet te drejt). Sepse ishte me afer dates kur supozoet qe ka ndodhur krimi. Se ka edhe njerez qe ven ne psiqiatri edhe mbas x kohe sherohen. Vetem sepae sheroesh mbas x kohe sdomethen qe je i sakt per ato qe mban mend (sipas teje) zakonisht njerezit me kartel ose probleme qe kan te bejn me trurin/shendetit mendor nuk meren parasysh neper bote (amerik/evrop meqe duan te behen si amerika apo evropa kta. Pavaresisht cfar mendon per dike, esht turp te baltosesh gjykatat me kto turpe qe bejn gjasme ne emer te drejtesisë. Ja kan mar dores kta prokuror se i duket vetja te paprekshem por drejtesia (hyjnore) vonon por nuk haron edhe do veh haku te i zoti. Do ti shikojm, ktu do jemi

    Përgjigju
  • genti: 15/01/2024 16:35

    mir mili vrau vajdinin me gjasa e ma vra tan dajti po hajd! po ymer lala qe vrau maks lalen nepemjet keti luftarit pse nuk eshte mare i pandehur?????????????????

    Përgjigju
    • genti: 15/01/2024 19:09

      ska lidhje dibra me nje rob o shok dhe shoku ngushte i altin lames elton zajmi dibran ishte ai i griu ervin boroven gysin dhe grupin e milit e vrau and comi me milin te klub partizani! une po them te njejten gje si ty pse nuk meret i pandehur ymer lala

    • Ergent: 15/01/2024 19:07

      Eee sa larg shkove o Genti. Nuk i prek Rama dhe Policia e Shtetit bashkepunetorin e pushtetit. Ymer Lala do kete rene edhe me rrjetin Sky por Spak se ka vene re.

    • Luftari: 15/01/2024 18:56

      Ka vrare dhe vellain e vet jo po pyet per tjere, Maksin e kishte dhe cun xhaje ymeri dhe e vrau Me doren e luftarit dhe e dogji pasi e vrau.. Pune dibranesh dmth!

  • '";;,*: 15/01/2024 15:12

    Kuliçaj asht i perfshim me krimet e qeveris Berisha e din Peja dhe Gjakova!!

    Përgjigju
  • Gripi: 15/01/2024 14:55

    Shullazi Shullazi por rivali qe ka jashte po ben kerdine. Qelloi Top Chanel duke bere terror dhe duke vrare rojen e pafajshem. Kontrollon fijet e trafikut te droges etj. As emrin nuk guxojne t'ja permendin politikane, police dhw gazetare burreca.

    Përgjigju
  • O shullaz: 15/01/2024 14:43

    Akome se ke kuptu qe don amerika me te denu ?? Ishalla burg perjet se ke ba shum krime . Rroft amerika

    Përgjigju
  • miku: 15/01/2024 14:25

    Tori Mili djem trima sa m shpejt jasht

    Përgjigju
    • Turi: 15/01/2024 14:58

      te kan shalu plaken ty qe qenkan djem trima?

  • ani: 15/01/2024 14:09

    kulicaj duhet te ishte brenda...tradhtar i policise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv