Vrasja e Klodjan Rashës/Arma e gjetur, pistoletë 'Zoraki', testi i ADN-së do përcaktojë kujt i përket! Ekspertiza: Viktima ka vetëm 1 plumb në brinjë, dëmtimet në kokë u bënë nga mjekët

Pistoleta që dyshohet se i përket Klodian Rashës, të vrarë mëngjesin e 8 dhjetorit 2020, nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, mësohet se është një armë zjarri sportive që shitet në tregun shqiptar,kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

“Shqiptarja.com” mëson se arma e gjetur në pellgun e ujit, është një pistoletë tip “Zoraki” që klasifikohet në armët e zjarrit sportive mirëpo se në çfarë rrethana doli kjo armë zjarri pas vrasjes së Klodjan Rashës, hetuesit vijojnë punën për të zbuluar shkaqet dhe autorësinë se kujt i përket kjo armë.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator. Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar. “…kjo është e vetmja analizë që mund të na japë një tablo të qartë, për të mësuar se kujt i përket arma. Nëse i përket viktimës atëherë bindemi se Klodjani e ka pasur armën dhe më pas e ka hedhur në ujë…nëse del që profili i ADN-së nuk jep gjurmët e Klodjan Rashës, atëherë do jemi përballë një dileme shumë të fortë dhe dyshimi se arma është hedhur vetë nga policia disa minuta pas ngjarjes…”-tha një anëtar pranë grupit të hetimit.

Klodian Rasha, 25-vjeçari i vrarë në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin kriminal të policit të “Shqiponjave”, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte, Klodjan Rasha.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr. Momenti i rrëzimit në tokë të Klodjan Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje”. Ndryshe çfarë deklaroi kolegu i efektivit Nevaldo Hajdaraj se kishte parë policin dhe personin që po e ndiqte të konfliktoheshin fizikisht, përpara vrasjes, në fakt kamera tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt fizik.

Model i llojit te armes se gjetur, tip Zoraki mund te blihet lehtesisht ne dyqan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Vrasja e Klodjan Rashës ndodhi në 3 minuta, bisedat në radio të policit Hajdaraj për ngjarjen e rëndë

1608133636_rasha.jpg

Efektivi Nevaldo Hajdaraj

Punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, kishte vetëm një muaj që i ishte bashkuar skuadrës “Shqiponja” në policinë e Tiranës. Madje ditën e vrasjes në datën 8 dhjetor 2020, Hajdaraj, mbushte plot një muaj në transferimin në këtë detyrë. Policia dhe prokuroria e Tiranës gjatë kryerjes së hetimeve për ngjarjen kanë krijuar dhe një informacion biografik mbi efektivin e policisë, që kreu vrasjen e Klodjan Rashës. Sipas dokumenteve që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se në datën 9 nëntor 2020 me vendimin nr. 8988 të Drejtorit të Policisë Vendore, Rebani Jaupaj është urdhëruar transferimi dhe emërimi me kërkesën e vetë Nevaldo Hajdaraj, në detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme, motorist, pranë forcës së posaçme ”Shqiponja”. Mirëpo fiks një muaj nga emërimi, Hajdaraj implikohet në një ngjarje të rëndë duke vrarë me armë zjarri, 25-vjeçarin Klodian Rasha. Sipas dokumentacionit që sigurojmë e gjithë ngjarja ka ndodhur në vetëm 3 minuta. Dhe kjo është vërtetuar dhe nga sekuestrimi i komunikimeve të policëve me radio me sallën e komandimit në polici.

Rezulton se:

Në orë 01:09 minuta, shigjeta nr. 3 (Nevaldo Hajdaraj), ka raportuar me radio se i është larguar një person, po e ndjekin dhe kanë njoftuar shërbimet e tjera për ndihmë.

Në orën 01:12, sërish Shigjeta nr. 3, Nevaldo Hajdaraj, raporton se kërkon urgjent një ambulancë. Në këtë moment është njoftuar 112.

Në orën 01:13, Shigjeta nr.3, raporton se ka shkuar ambulanca.

Në orën 01:14 minuta, Shigjeta nr.3 raporton se ndodhen përballë kupolës në një rrugicë, është një person i plagosur me armë zjarri, prandaj kanë kërkuar ambulancën, për momentin nuk japim sqarime të mëtejshme.

Në orën 01:14 minuta, sërish Shigjeta nr.3 njofton se duke ndjekur një person, ka përdorur armën e zjarrit duke e plagosur personin e paidentifikuar, i cili u dërgua me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore.

Në orën 01:19 minuta një patrullë shërbimi ka njoftuar se punonjësi i policisë të shigjetave Nevaldo Hajdaraj, i ka bërë thirrje një personi, i cili është larguar me vrap, në përpjekje për të ndaluar ka përdorur armën e zjarrit të shërbimit, duke qëlluar drejt tij, duke e plagosur. Personi është transportuar në spital me ambulancë.

Në orën 01:23 minuta, shërbimet e policisë të komisariatit nr.3 Tiranë, njoftojnë se shërbimet mjekësore kanë njoftuar se personi që u transportuar me ambulancë në spital, ka ndërruar jetë.

Ora 16:51
Zbardhet ekspertiza/ Klodjan Rasha ka vetëm një plumb në brinjë nga ana e djathtë që ndaloi në zemër! Dëmtimet në kokë janë bërë nga mjekët

1608049610_1607683697hajdarajrasha.jpg

Efektivi Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodjan Rasha

Zbardhet ekskluzivisht akti i ekspertimit mjeko-ligjor që mjekët kryen në trupin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Sipas dokumentit të siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se Klodjan Rasha, mbante në trup një xhup, me ngjyrë të gjelbër, me ndotje me njolla si ato të gjakut. Më tej tregohet se Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje. Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë të shpinës, në një lartësi prej 119 centimetra nga thembra e djathtë, është evidentuar një plagë, në dukje e shkaktuar nga armë zjarri, me buzë të përveshura nga brenda, plagë hyrëse. Nga këqyrja ka rezultuar se në pjesë e muskujve në anën e majtë të zonës së përparme të toraksit, është konstatuar fiksuar, marrë dhe sekuestruar një predhë armë zjarri. Predha ka dëmtime në njërën anë të majës së saj…”-thuhet në aktin e ekspertimit.

Më tej mësohet se në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 18/12/2020 08:34

    Artikuj shume konfuz. Polici po e ndiqte, nuk e arriti, u shtri, shenjestroi dhe qelloi. Dhe gjate kesaj kohe i ndieri u largua vetem 5 metra. A ishte me paterica i ndjeri ? Pistoleta u gjet ne nje pellg uji aty ku u shtri polici ishte vend i thate. Ambulanca arriti ne nje minute. Nga erdhi ambulanca ? Polici raportonte ne radio gjate kohes qe ndiqte por nuk degjohen te shtenat. Ishte erresire nuk kishte pamje te mjaftueshme por polici arriti te qelloi ne shenje. Polici ishte efektive prej nje muaj dhe ishte pergjegjes grupi. Nuk eshte thene akoma se ishte pergjegjes por ai ka vendosur per aksionin, polici tjeter e ka ndjekur. Nuk kishte plumb ne koke fytyren i a kane demtuar mjeket. Mjeket i kane bere vrima ne koke ? Pse ?

    Përgjigju
  • koli: 18/12/2020 00:15

    KRIMINEL I LINDUR,,,MERRENI,,gjejeni c'fare filmi eshte..????/

    Përgjigju
  • jari: 17/12/2020 23:43

    TI polici eshte hero ,,duhet te jesh ndonje kusheri i atij dobic polici...

    Përgjigju
  • Zoraki - Manover: 17/12/2020 20:40

    Kjo eshte pistolete manover 9mm Ska lidhje me armen e zjarrit, Kjo eshte pistolete kalamajsh, Thjeshte ben zhurme, eshte me gryke te mbyllur. Kte ja kane lene aty dhe kane kursy biles se ben 10 mije lek ( te reja ) shitet ne gjendje te lire, As arme prej verteti skane lene te dukeshin me te besueshem!!

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 17/12/2020 19:01

    Cfare te thuash me ? Po dalin te gjitha dhe prisni se ka me. Kane nje jave qe e dine qe arma eshte e viktimes.. Fisheku ne goj tregon qarte ate qe ka deklaruar polici se viktima i ka drejtuar armen dhe ka kercenuar se do gjuaj. Ka video me viktimen me arme ne dore ca lesh ADN doni? Kur te dalin te gjitha videot do shihni qe polici nuk ka pas asnje faj. Polici u shit per politike si nga qeveria dhe opozita.. nxirreni nga burgu thjesht detyren po bente. Beni lojrat tuaja politike o njerez te ndyre vrisni veten boll moret ne qafe njerezit e thjeshte qe bejne nje pune qe eshte shume e veshtire.

    Përgjigju
    • Lake Lajthija: 17/12/2020 23:53

      .......jo po është vetëvrasje

  • Bujari: 17/12/2020 18:46

    C'fare bere mor maskara polic,,i more jeten e nje te riu kot...shkofsh ne ferr....

    Përgjigju
  • LORA: 17/12/2020 18:38

    Nente dite dhe ende nuk po gjendet posedusi i armes?!?! Cfare corbe po gatuhet nga hetimi?

    Përgjigju
  • Tirona: 17/12/2020 18:06

    Publikut ti tregohen te gjitha pamjet e filmuara, jo vetem disa pamje,se me ato pamje te len te kuptosh se polici po kryen detyren duke vrapuar mbas nje te riu, publikut duhet ti tregohen te gjitha ato foto te viktimes dhe mos te justifikohen se jane pamje te cilat nuk duhen te publikohen, kur ne mendja jane paraqitur pamje me te llahtarshme sic ishin viktimat e 21 janarit. Nese keto pamje publikohen te gjitha atehere do te besojme me vertetesine e leshuar nga prokuroria.I gjithe opinioni deri tani nuk beson me ate qe thote prokuroria.

    Përgjigju
    • polici eshte hero: 17/12/2020 19:10

      Vete akuza or mik "vrasje me dashje" eshte cmenduri dhe duhesh te jesh komplet idiot ta hash kete. Si mund te besosh me ? Pse nje polic patrrulle i thjeshte vret me qellim dike qe nuk e njeh dhe nuk e ka idene kush eshte ne mes te kamerave dhe ne prezence te kolegve dhe para se ta vras e ndiqka me vrap dhe i thote te ndaloj disa here? Nuk kane cfare ti bejne armes se viktimes ju ka ngel ne dore dhe po manipulojne provat. Kto qe shkruan gazetari sot kane nje jave qe i dine. Edhe nje prove banale si plaga ne kok nuk u sqarua duke inkurajuar gazetare medioker e injorant instagrami te shtynin tezen per "ekzekutim".

  • Ho me ce flet ti: 17/12/2020 17:17

    Dëmtimet në kokë i paskan bo mjekët? Eee, kanë qenë mjekë huliganë ose fillestarë.

    Përgjigju
    • Drita: 18/12/2020 11:20

      Leo, cdo vrasje duhet te kryhet autopsia, pavaresisht kush kend e vrau, eshte mjekesia ligjore qe kryen punen e vet, per shkak qe demtohet trupi shume raste familjaret nuk pranojne te kryejne autopsine, por per mendimin tim duhet te behet... Sido qe te jete une mendoj qe si polici si djali ishin ne kohe dhe vend te gabuar, si pike e pare polici kryente punen e vet, ishte ore policore, Klodiani dhe gjithe ne te tjeret duhet ti bindemi policise, policia ate urdher ka te ndalohet cdo person ne oren policore, e dyta dhe me e rendesishmja te zbardh prokuroria ngjarjen se ka mjaft fakte, por e rendesishme eshte qe ne si popull te mesohemi qe kur polici te thote ndal NDALU perndryshe e dijme sa e sa kriminel ka Shqiperia e bota, une mendoj qe edhe policia e ka nje pune te veshtire, duhet degjuar edhe policin mendoj une.

    • Leo: 17/12/2020 19:33

      I goditun me plumb e pranuar nga polici . Plumbi nga mbrapa ne zemer ne torsk dhe thone se i moren kampionin e trurit per ta pare pse vdiq. Mos o zot kur te thone se vdiq nga virusi a infrakti. Po pse plumbi ne toraks nuk i bindi doktoret

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!